Panorama Sport (Albania)

Demi: Dua Partizan sulmues, shënojnë Ekuban dhe Mazrekaj

-

Presidenti Gazmend Demi, në një intervistë të dhënë mbrëmë për emisionin "Zona Gol", u shpreh se në derbin e sotëm kërkon vetëm fitore dhe se mban ai përgjegjës­i për dështimin. Edhe në rast humbjeje në derbin e sotëm dhe në dështimin për fitimin e titullit, Demi pohoi se nuk priten masa të rrepta. "Unë, sa Berluskoni te Partizani? Shpresoj ta arrij. Të kemi shëndetin. Nuk jam shumë tifoz, por me Juventusin anoj. Partizani? Ky ekip do të jetë më i miri kur të jemi para me pikë ndaj kundërshta­rëve. Kjo është lojë tjetër. Edhe një skuadër me 30% të buxhetit mund të të hapë probleme. Çfarë mungon për trofetë? Nuk mund ta di çfarë i mungon Partizanit. Jam munduar t'ia plotësoj stafit kërkesat. Tani të shohim në vazhdim. Është krijuar skuadër për titullin. Ndoshta ka emocione. Unë di që na duhet shtëpia, pastaj kam projekte të tjera. Gjithmonë kemi dashur të fitojmë. Jemi kandidatë potencialë, së bashku me Kukësin dhe Skënderbeu­n. Jemi aty-aty. Vjet u shkëputëm me Korçën. Titulli? Asgjë nuk ndodh nëse nuk dalim kampionë. Do bëjmë pushime, do të shkojmë në Europë, si dhe do të shkojmë në shtëpinë e re sezonin tjetër. Derbi? Të gjithë e dinë se unë dua një ekip sulmues, kështu që edhe në derbi e dua të tillë, në sulm. Të luajmë të gjitha për të gjitha. Po nuk fituam me këtë lojë, i marr unë përgjegjës­itë. Nëse nuk fitojmë derbin, do të kemi një turbullirë disa minutëshe, do pimë nga një gotë uiski dhe më pas do shohim për ndeshjen me Kukësin. Parashikim nuk kam, por mendoj se shënon Ekubani dhe Mazrekaj, sigurisht nëse i aktivizon trajneri. Tifozët e Tiranës? Më vjen keq për tifozët e Tiranës. Ata e dinë çfarë bëjnë. Stadiumin tonë do ta kenë të hapur dhe pa pagesë, në rast se u duhet. Aksionerë të huaj? Ka shumë oferta, sidomos të huaj dhe partnerë të mi, por edhe investitor­ë vendës. T'i mbarojmë investimet njëherë në kompleks, pastaj ta hapim klubin. Partizani do të kthehet në një ndërmarrje fitimprurë­se", u shpreh mes të tjerash presidenti i të kuqve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania