Panorama Sport (Albania)

Plas te Korabi, sherr pas ndeshjes

Mbrojtësi: Do ta çoj në burg, nuk mund të ma përdhosë dot emrin mua një barbon si ai

- BESAR BOZGO

Humbja ndaj Vl laznisë nuk ësh të pritur mirë nga drejtuesit e klubit të Korabit, duke qenë se pas kësaj disfate shanset që skuadra e tyre të mbijetojë në Superiore janë të pakta. Në një situatë të tillë, drejtori i klubit, Fehmi Mëziu, në përfundim të ndeshjes ka pasur një përplasje fizike me mbrojtësin Arjan Sheta. Ky i fundit ka pasur një mosmarrëve­shje me Çelën, në momentin e pësimit të golit të parë dhe, me sa duket, Mëziu nuk e ka konsiderua­r si të tillë. Në pushimin e ndeshjes, ai ka debatuar ashpër me dy lojtarët, megjithatë ata kanë vazhduar sfidën edhe pjesën e dytë. Pas përfundimi­t të ndeshjes, kur Sheta ka dalë nga dushet, Mëziu e ka qëlluar me pëllëmbë dhe mes tyre kanë nisur ofendimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e të pranishmev­e që sherri të mos vazhdonte edhe më tej. Në një intervistë për "Panorama Sport", Sheta ka zbardhur edhe atë që ka ndodhur duke bërë me dije se ka bërë denoncimin në polici për rastin konkret dhe nuk ka në plane që të tërhiqet.

Arjan, keni pasur një përplasje fizike me drejtorin Mëziu në përfundim të ndeshjes ndaj Vllaznisë. Çfarë ka ndodhur realisht?

Më vjen keq që ndodhi ashtu, pasi nuk e prisja një sjellje të atillë.

Përse vajti situata deri në një konflikt fizik mes jush?

Ai (Mëziu) e çoi punën aty, nuk e kam çuar unë. Ai, si i pabesë që është, duke folur jo çfarë the ti, çfarë thashë unë. Nuk ma priste mendja që do të reagonte ashtu, pasi debat-

uam në fund të pjesës së parë. Unë sa kisha dalë nga dushi dhe po fshija kokën më bëri pabesi, ashtu siç është si njeri. Më gjuajti një pëllëmbë dhe për atë pëllëmbë do të shkojë në burg ai. Unë kam një libër për të folur për atë, por nuk dua të flas më shumë tani.

Do të vazhdoni të qëndroni te skuadra e Korabit edhe pas kësaj ngjarjeje?

Normale që po. Ai (Mëziu) do të largohet nga aty, ai është dështaku jo unë. Në qoftë

se ka bërë të këqija aty në Dibër, i ka bërë ai dhe jo unë. Ai do të tregohet më i zgjuar. Por, gjithsesi, unë kësaj çështje do t'i shkoj deri në fund, edhe me anën ligjore.

Do të bëni denoncim? Denoncimin për atë që ndodhi e kam bërë unë në polici. Ai do të japë shpjegim për këtë gjë. Do ta zgjidh unë edhe me forma të tjera, si të vijë momenti. Unë kam 20 vjet që merrem me futboll dhe nuk ma përdhos dot emrin një barbon si puna e Fehmi Mëziut.

 ??  ?? Fehmi Mëziu dhe Arjan Sheta kur ishin miq
Fehmi Mëziu dhe Arjan Sheta kur ishin miq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania