Panorama Sport (Albania)

Bakaj bën modestin: Rëndësi ka vetëm fitorja

-

Elis Bakaj po kalon një moment mjaft të mirë në Kategorinë Superiore, pasi është bërë pjesë e Vllaznisë në merkaton e janarit. Në tri javë që janë zhvilluar deri më tani, mesfushori ka arritur të shënojë tre gola, duke dhënë garanci për ekipin e drejtuar nga skuadra e Cungut. Dje, në sfidën ndaj Korabit, Bakaj realizoi një supergol, duke e ndalur topin në trekëndësh dhe hequr mundësinë portierit kundërshta­r që të reagonte. Në një prononcim për "Panorama Sport", pas ndeshjes, mesfushori me tipare sulmuesi është shprehur: "Sot

(dje) kemi marrë tri pikë, që do t'i shërbejnë shumë Vllaznisë për pozitat që ka në tabelën e klasifikim­it. E dinim që kundërshta­ri, edhe pse është në fund të tabelës, do të bënte maksimumin për të marrë pikë dhe realisht na ka rezultuar një ndeshje më e vështirë nga

çfarë e prisnim. Megjithatë ia arritëm të merrnim trepikëshi­n dhe kjo ka më shumë rëndësi në këto momente", është shprehur Bakaj, i cili thekson se kundërshta­rët e kuqebluve luanin përballë njëri-tjetrit dhe për këtë arsye hapi fals për Vllazninë ishte i ndaluar. Goli - Edhe pse në kampin shkodran është njeriu i momentit, Bakaj tregohet modest ne ato që thotë. "Nuk dua të flas shumë për golin, pasi më shumë rëndësi kanë gjithmonë pikët që merr Vllaznia dhe arritja e objektivav­e që ajo ka në klasifikim. Realisht nuk ka shumë rëndësi nëse shënon Bakaj apo dikush tjetër, pasi luftojmë të gjithë për një qëllim", ka mbyllur mesfushori, që ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Jeton Rexhmati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania