Panorama Sport (Albania)

Mëziu: Kam debatuar, do të ketë masa në vijim

-

Drejtori i klubit të Korabit, Fehmi Mëziu, ka pranuar se ka pasur një përplasje me mbrojtësin e ekipit të tij në përfundim të ndeshjes, por jo se ai ka përfunduar në një përplasje fizike. Për "Panorama Sport", Mëziu ka bërë me dije se është i zhgënjyer nga forma që ka treguar lojtari, si dhe ka përmendur rastin e 11-metërshit. Ai ka deklaruar se, në ditët në vijim, do të ketë një mbledhje, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe masë për Shetën, por edhe për lojtarë të tjerë. Z.Mëziu, mund të thoni diçka në lidhje me incidentin që ka ndodhur mes jush dhe Shetës në përfundim të ndeshjes? Nuk është ndonjë incident, pasi unë jam zyrtar i klubit dhe t'u kërkoj llogari lojtarëve. Nuk kam pasur konflikt, por vetëm kam debatuar me Shetën dhe me gjithë çunat që të bëhen më të përgjegjsh­ëm dhe kampionati­n ta mbyllim me dinjitet. Keni pasur ndonjë dyshim për lojën që është zhvilluar ndaj Vllaznisë? Unë, po të kem dyshime, u drejtohem edhe organeve kompetente, por gjërat lënë për të dëshiruar, pasi ekipi nuk po reagon. Nuk ka impenjimin e duhur. Do të ketë ndonjë masë?

Do të flasim pasi të zhvillojmë një mbledhje në ditët në vijim, pasi nuk dua të marr vendime me kokën time dhe në gjaknxehtë­si e sipër pas humbjes së sotme.

Mos ndoshta jeni përplasur pikërisht me Shetën për momentin e golit të parë?

Për rastin e golit dhe për faktin se nga Sheta presim, ose më saktë kemi pritur më shumë, për sa u përket ndeshjeve. Menduam se do ta merrte ekipin "për dore" duke parë përvojën dhe eksperienc­ën që ka. Jeni i zhgënjyer?

Shumë.

Armand Halili

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania