Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu dhuron spektakël

Gjirokastr­itëve u mohohet gol në pjesën e parë, korçarët presion Kukësit për disa orë

- LLAZI SARO

Skënderbeu tregon forcën përballë Luftë tarit. Me gjithë lojën e mirë të gjirokastr­itëve, me gjithë rastin e diskutuar për topin që duket nga pamjet se e ka kaluar vijën fatale dhe rezultati duhet të ishte 1-1, me gjithë dëshirën dhe spektaklin që kërkojnë të dhurojnë në fushë gjirokastr­itët, në fund vendasit diktojnë 90-minutëshin. Mungesat e lojtarëve të formacioni­t, largimi i parakohshë­m i Bregut nga fusha e lojës për arsye shëndetëso­re dhe mbi të gjitha një formë e shkëlqyer e Muzakës, Latifit dhe Orelesit bënë diferencën dhe vendosën diktatin. Në takimin e javës së 22-të, Skënderbeu i Ilir Dajës siguron tri pikët me të cilat bën presion ndaj Kukësit për pak orë, me anë të një fitoreje të pastër 3-0 dhe me golat që garojnë mes tyre për bukurinë e realizimit. Në fillim Muzaka, më pas Latifi dhe në të dytën një eurogol nga Radas vendosin gjithçka. Skënderbeu shkon në kuotën e 44 pikëve dhe deri në përfundim të sfidës së Kukësit në Laç do të jetë vetëm një pikë larg kreut.

Pjesa e parë - Luftëtari ruan dinjitetin dhe modulin e lojës ballazi e me shumë aksione premtuese, pavarësish­t se përballë ka kampionët në fuqi. Ndonëse i mungonin katër lojtarë të formacioni­t titullar (Bojom e Beqiri në qendër të mbrojtjes, Ramadani përpara tyre dhe Abazaj me tipare të avancuara), skuadra e Milinkoviç e nis në sulm. Është Aleksi që provon i pari të vërë në provë Shehin, por gardiani i korçarëve është në gatishmëri. Me kalimin e minutave, korçarët ndiejnë edhe rrezikun e sulmeve të shpejta të miqve, mirëpo eksperienc­a bën që korçarët të ruajnë qetësinë, pavarësish­t situatave në fushë. Kur miqtë po kalonin minutat më të mira, ishte Latifi që nis të "vallëzojë" me topin përpara mbrojtjes, duke dribluar katër futbollist­ë dhe pason për Salihin, i cili, i gjendur me shpinë nga porta, bën sfondin për Muzakën. Ky i fundit, edhe në rrëzim e sipër pas shqetësimi­t të njërit prej mbrojtësve, godet dhe shënon golin e parë. Jo vetëm festë me miqtë, por edhe një përqafim shumë miqësor me trajnerin Daja. Dhjetë minuta më vonë, në të 35- ën, një goditje nga këndi e bluzinjve gjen Mutumanën në qendër që godet bukur me kokë. Sfera përplaset në shtyllën e djathtë të Shehit dhe nga pamjet filmike duket që sfera e ka kaluar vijën fatale nën këmbët e portierit të Skënderbeu­t, mirëpo anësori Avdo dhe kryesori e vlerësojnë si aksion që nuk është finalizuar. Si të mos mjaftonte vetëm ky moment, aksioni i

radhës gjen Aleksin që gabon në hyrje të zonës së tij dhe Latifi përfiton në mënyrën e duhur. Zotëron topin dhe shkarkon të djathtën për ta dërguar sferën aty ku Ruçi nuk mund të bëjë shumë.

Pjesa e dytë - Bregu ka lënë fushën në fundin e së parës

dhe Luftëtari nuk ka shumë për të humbur. Miqtë tentojnë që ta nisin sërish me vrull, për të rihapur takimin, por mungon finalizimi dhe shpërthimi në fundin e fushës. Në të 50-ën dhe 66-ën, Zguro e Rroca tentojnë nga distanca, por asnjë rrezik për Shehin. Nëntë

minuta më vonë, është një goditje dënimi për korçarët në një hark prej më se 35 metrash. Afrohet Radas dhe të gjithë presin një krosim, por në fakt goditja e fuqishme ka kalibrimin e duhur drejt trekëndësh­it. Të gjithë mrekullohe­n dhe shijojnë silurën

e mbrojtësit që feston sikur të mos e besonte as vetë atë realizim. Kur kronometro­het minuta e 75-të, duket se gjithçka ka mbaruar për llogari të takimit, mirëpo miqtë provojnë deri në fund për të ndryshuar diçka në rezultat. Në të 90-ën dhe të tretën e shtesës,

Latifi e Salihi provojnë nga distanca, por sferat nuk gjejnë rrjetën. Skënderbeu siguron tri pikë të arta për t'iu afruar përkohësis­ht Kukësit në vetëm - 1, ndërkohë që Luftëtari është ende në pozita tepër komode… referuar zonës së mbijetesës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania