Panorama Sport (Albania)

"Dua të fitojë Tirana, ja pse luajti Muzaka"

-

Trajneri i Skënderbeu­t i është gëzuar paraqitjes të së tijve dhe ka zbuluar edhe bisedën me Muzakën gjatë javës si dhe planin për aktivizimi­n e tij nga minuta e parë. "Që kur e kemi përgatitur këtë ndeshje kam biseduar me Muzakën dhe i kam thënë që mund të fillonte nga fillimi. Por sot (dje) ai nuk do fillonte po mos ishte Osmani me gjendje gripale. Nëse ai shfaqet në këtë lloj performanc­e, atëherë do jetë titullar në vazhdim. Gjergji është vlerë e shtuar për vetë eksperienc­ën që ka. Edhe te Tirana na ka zgjidhur shpeshherë situatat ndaj dhashë OK menjëherë sapo na u dha mundësia ta afronim", është shprehur Daja për emisionin "Gol pas goli". Ndërkohë, pas ndeshjes, për mediat e pranishme në stadium, është shprehur: "Ishte një fitore e mirë për ne, pavarësish­t se patëm një rënie në fillim të pjesës së parë, por të mos harrojmë që ishte ndeshja e tretë brenda një jave dhe është po i njëjti formacion që luan. Bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë dhe ishim përgatitur për mënyrën se si luante kundërshta­ri. Të gjithë futbollist­ët kanë vepruar drejt në fushë në pjesën më të madhe të lojës. Unë do të thosha që ishte po e njëjta mënyrë loje dhe mungesat i takojnë stafit të ekipit kundërshta­r, ne e kishim vlerësuar në maksimum Luftëtarin dhe ishim të rreshtuar mirë në fushën e lojës. Mendoj që kemi bërë gjithçka mirë në pjesën e parë dhe nuk kemi pasur shumë probleme, pavarësish­t se nuk e vazhduam presingun ultraofens­iv. Mendoj që kjo fitore me tre gola do t'i japë një anë tjetër morale ekipit dhe kemi mundësi që të ruajmë një freski fizike më të madhe qoftë për javën që kemi në dispozicio­n për të përgatitur ndeshjen, por edhe për mundësinë e një rrotacioni në ndeshjen e ardhshme. Derbi? Do e pres i qetë pas rezultatit tonë. Por natyrshëm që dua të fitojë Tirana edhe për të mirën tonë. Do të jem në stadium për ta ndjekur këtë takim", ka deklaruar Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania