Panorama Sport (Albania)

Muzaka dhe Latifi: Kundër nesh duhet një tjetër nivel

Kosovari: Kjo, loja më e bukur me Dajën në pankinë

- LLAZI SARO

Ndeshja e djeshme mund të konsid erohet si perfekte për skuadrën e drejtuar nga Daja. Latifi ka bërë diferencën edhe një herë tjetër, ndërkohë që Muzaka, i aktivizuar pas shumë kohësh si titullar, shpërbleu besimin e trajnerit dhe të drejtuesve të Skënderbeu­t që i kanë besuar se mund të rikthehej në formën e dikurshme.

Latifi - Ishte autori i një asisti dhe një goli të mrekullues­hëm, ndërkohë që Latifi, në fjalën e tij për "Panorama Sport", i gëzohet shumë edhe lojës dhe ka një krahasim për të gjithë skuadrat kundërshta­re. "Nga rezultati, po të nisemi, duket si një fitore e lehtë, por në fushë ka qenë një ndeshje mjaft impenjativ­e, bëmë 110% në fushë duke i ditur edhe cilësitë e Luftëtarit që ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë deri tani. Por ne i treguam se të luash kundër Skënderbeu­t duhet të jesh një ekip i një niveli tjetër dhe se ne jemi ata që e bëjmë lojën më të bukur në kampionati­n shqiptar dhe jo Gjirokastr­a. Besoj se kjo ka qenë ndeshja më e bukur që kemi zhvilluar që në kohën kur Daja është në stolin tonë, por edhe ndeshjet e kaluara kanë qenë të një niveli të mirë. Ekipi ka ndryshuar shumë si nga loja, edhe nga rastet që kemi krijuar. Mund të them se sot arritëm që të konkretizo­nim më mirë rastet që kishim për shënim dhe arritëm të marrim një fitore bindëse, ndryshe nga ndeshjet e kaluara kur prodhonim raste, por mungonte finalizimi. Golin ua dedikoj tifozëve të Skënderbeu­t që na mbështesin me zemër dhe familjes sime".

Muzaka - Ishte trajneri Daja që i besoi minuta, edhe për shkak të gjendjes jo të mirë të Osmanit dhe Muzaka u tregoi të gjithëve se sa i vlefshëm është. Me gjithë mënyrën si u largua nga bardheblut­ë, Muzaka shpreson një fitore të Tiranës në derbi. "Ishte një rikthim siç e kisha ëndërruar dhe më vjen shumë mirë edhe për faktin se sa herë që kam debutuar në Korçë me këtë fanellë kam shënuar gjithmonë, madje edhe me fitore çka është më e rëndësishm­ja. Do të thosha që më ndihmuan shumë edhe shokët e ekipit që ma bënë më të lehtë përshtatje­n e menjëhersh­me me grupin.

Faktikisht takimin e kishim përgatitur shumë seriozisht dhe na rezultoi një ndeshje mjaft e mirë pasi zbatuam me përpikëri detyrat dhe kjo na bëri që të dukej më e thjeshtë si fitore. Golin ua dedikoj shokëve të ekipit, trajnerit dhe presidenti­t që besuan

tek unë dhe më rikthyen sërish këtu. Derbi? Është gjithmonë një ndeshje që nuk ka parashikim­e pasi jo gjithmonë ekipi më i mirë fiton derbin. Unë personalis­ht shpresoj që ta fitojë Tirana për të kaluar edhe këtë periudhë jo fort të mirë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania