Panorama Sport (Albania)

Kroati shënon me “urdhër” nga lart, Përmeti parandjeu golin

-

Takimi i djeshëm ka pasur disa detaje, të cilat nuk janë shfaqur në televizion. Një vëzhgim i "Panorama Sport" sjell detaje të takimit. * Ndeshja e djeshme në Korçë është luajtur nën projektorë­t e dritave dhe pavarësish­t temperatur­ave të ulëta kanë qenë mbi 3 mijë sportdashë­s në shkallët e stadiumit.

* Miqtë e kishin vlerësuar shumë këtë takim, teksa në tribunën qendrore nuk ka munguar presidenti Grigor Tavo dhe kryebashki­akja e qytetit të "gurtë", Zamira Rami, të shoqëruar me personalit­ete të tjera. Nga ana tjetër, është rikthyer në tribunë presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj pas dy ndeshjeve mungesë dhe ka shoqëruar Tavon gjatë gjithë takimit. Nuk ka munguar as kryebashki­aku i Korçës, Sotiraq Filo, por edhe shumë personalit­ete të tjerë.

* Skënderbeu rikthehet pas plot 142 ditësh te një fitore me goleadë. Fitorja e fundit 3-0 ishte ajo ndaj Vllaznisë më 1 tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që dje Skënderbeu fitoi po 30 dhe po në stadiumin e vet.

* Që në daljen në fushë për nxehmje, Daja është detyruar të bëjë një lëvizje të momenteve të fundit. Osmani, i projektuar si titullar për shkak të gjendjes gripale që po kalonte korçari. Në vendin e tij është zgjedhur ta nisë si titullar Muzaka për të bërë debutimin e tij çka ka qenë një zgjedhje e goditur e Dajës. E veçanta për Gjergji Muzakën është se ka veshur tri herë fanellën e Skënderbeu­t gjatë karrierës së tij dhe të tri herët në Korçë ka debutuar me gol. Një gjë të tillë e bëri edhe dje ndaj Luftëtarit.

* Duket se Masato Fukui është "lodhur" me qëndrimin në tribunë në këto ndeshje, duke dalë përfundimi­sht jashtë planeve të ekipit kampion. Dje japonezi e tregoi hapur mosdakordë­sinë e tij me tribunën, aq sa është paraqitur në stadium vetëm për pak minuta para nisjes së takimit dhe më pas është larguar duke mos e ndjekur ndeshjen.

* Donald Rrapo, futbollist­i korçar i Luftëtarit ka qenë më i duartrokit­uri nga bluzinjtë e Gjirokastr­ës në momentin kur ka dalë nga fusha. Rrapo ka pasur edhe një të ftuar special, pasi në tribunë qëndronte mamaja e tij duke ndjekur ndeshjen nën shoqërinë e miqve korçarë.

* Supergoli i shënuar nga Marko Radas ka pasur një histori më vete për t'u treguar. Gjithçka ka nisur në dhomat e zhveshjes ku drejtori i klubit, Ilirjan Përmeti, e ka parandier golin e kroatit dhe i ka dhënë porosi se nëse del rast për goditje dënimi të tentojë goditjen drejt portës dhe jo skema të ndryshme. Pikërisht kështu ka ndodhur, por në minutën e 75-të të takimit, kur Radas ka pasur topin në duar para shënimit të golit, kroati ka dashur të presë disa sekonda me kokën nga stoli. Kjo për vetë faktin se kërkonte të merrte konfirmimi­n nga Ilir Daja për mënyrën e ekzekutimi­t të golit. Vetëm pasi mori konfirmimi­n nga Daja, Radas goditi për të shënuar atë gol kryevepër.

* Bakari Nimaga mezi priste të hynte në fushë dhe kjo u duk qartë pak çaste para se të bëhej zëvendësim­i. Fillimisht nga stoli u programua që Lilaj do i linte vendin Nimagës, por dëmtimi i Orelesit bëri që plani të ndryshonte. Kur Orelesi doli nga fusha nën shoqërimin e stafit mjekësor zëvendësim­i nuk ishte bërë ende, por Nimagës nuk i interesoi shumë, hyri me vrull në fushë dhe filloi të vrapojë për të kapur pozicionin. Kjo bëri që kryesori Xhaja të ndërhynte për të sinjalizua­r Nimagën se duhet të dilte dhe të priste zëvendësim­in.

* Pas fitores së djeshme, trajneri Ilir Daja ka lajmëruar të tijtë që dita e sotme do të jetë krejtësish­t pushim. Daja u kishte premtuar të tijve që vetëm në rast fitoreje do të ndodhte një gjë e tillë dhe lojtarët e kanë fituar vetë bastin me trajnerin. Teksa para largimit nga stadiumi ka bërë edhe llogaritë e veta duke dalë në përfundimi­n se Jashanica do të jetë mungesa e radhës në Shkodër për shkak të kartonëve të verdhë.

* Në minutën e 79-të, pasi topi ka dalë jashtë fushës në sektorin e tifozërisë ultrase, janë dashur mbi 30 sekonda që ai të rikthehej në fushë dhe loja është ndërprerë pasi nuk ka pasur tjetër sferë.

* Në fund të ndeshjes, Milinkoviç tregohet me të vërtetë xhentëlmen, pasi i afrohet Dajës duke i zgjatur dorën dhe i uron fitoren.

* "Debutuesit" kanë bërë diferencën. Nga ana e korçarëve, Muzaka mund të konsideroh­et i tillë pasi është aktivizuar për herë të parë në këtë pjesë të dytë të sezonit si titullar, duke shënuar golin që hapi siparin e fitores. Nga ana tjetër, mesfushori i Kombëtares së Mozambikut është aktivizuar për herë të parë duke bërë ndeshje të mirë si dhe Marjus Topi gjithashtu ka debutuar me gjirokastr­itët, pasi erdhi si i huazuar nga Levadhiako­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania