Panorama Sport (Albania)

Duro i zhgënjyer: Më mirë të luanim keq dhe të fitonim

“Ja pse kapiteni Telushi luajti pas sulmuesit”

-

Shpëtim Duro ka debu tuar me një humbje në pankinën e Flamurtari­t, në një ndeshje, ku skuadra e tij gaboi në minutat e fundit dhe u ndëshkua. Në "Gol pas Goli", Duro shpjegoi se kishte qenë i limituar me zgjedhjet e tij në fushën e lojës, për shkak të dëmtimeve të futbollist­ëve të ndryshëm, por do kishte preferuar që ekipi i tij të luante një lojë më të dobët, por të dilte me pikë nga fusha e lojës.

Penalltia- "Kam mendimin që ishte një vendim shumë i zgjuar i Telushit dhe në momentin e zgjatjes unë them që ka një kontakt, janë penallti klasike. Megjithatë, gjykojeni vetë".

Humbja- "Futbolli është i tillë, sigurisht nuk jam i mendimit që e meritonim humbjen duke pasur parasysh kompleksit­etin e ndeshjes gjatë 90 minutave. Ne kemi qenë më zotërues në pjesën më të madhe të lojës, humbëm ekuilibrat në minutat e fundit që Teuta i shfrytëzoi duke marrë tri pikë me vlerë. Rezultati po shkonte drejt barazimit dhe jam i pak i mërzitur se ishte ndeshja e parë, me një kundërshta­r direkt, si dhe i zhgënjyer se kishin ardhur edhe shumë tifozë të Flamurtari­t".

Beqaj - "Ai është i ri, ka elemente pozitive në aspektin sulmues, por çalon në aspektin mbrojtës. Ka disa momente që po merresha me të. Në momentin e golit, ishte vendosje shumë e gabuar duke lënë lojtarin të vetëm pas shpine".

Loja- "Unë e ndieja që skuadra ishte ndryshe, i thashë në pushim që jemi vendosur shumë mirë. Unë pak kisha punuar me dy stërvitjet që zhvillova, por e thashë që humbëm ekuilibrat për sa i përket vendosjes në fund, edhe para golit kishte disa situata të dyshimta dhe u ndëshkuam. Por më kënaq loja që bëri skuadra, do kisha dëshirë të mos ishte kjo lojë, por të merrnim pikë".

Rreshtimi - "Unë them që si zgjidhje ishte e mirë në kompleksit­et, e vura Telushin pas sulmit se bën presingun pas lojtarit të fundit, njeh pasin final dhe njëkohësis­ht godet. Kjo është arsyeja se pse i vura Hysenin e Nezirajn pas shpine, funksionoi mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania