Panorama Sport (Albania)

Sinella: Japim shpirtin në fushë për fitoren

I Laçit karikon kurbinasit në prag të sfidës kundër Kukësit

-

Trajneri i Laçit, Bledar Sinella, u shpreh i zhgënjyer nga eliminimi në kompeticio­nin e Kupës së Shqipërisë, teksa ka thënë se ajo humbje do të shpërblehe­t me fitoren ndaj Kukësit të vendit të parë në kampionat. Laçi do të synojë fitoren e radhës në shtëpi, edhe pse përballë do të ketë një prej skuadrave më në formë, që duke ditur mjaft mirë vështirësi­të, do të kërkojë medoemos tri pikët për t'i shpëtuar rënies nga kategoria. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", trajneri Sinella foli në lidhje me gjendjen e ekipit dhe objektivat në këtë ndeshje. "Ndeshja e sotme është e një niveli tepër të lartë për t'u motivuar, për vetë faktin se kuksianët gëzojnë një formë të mirë dhe ndodhen në vendin e parë të klasifikim­it. Gjendja e skuadrës përpara këtij takimi është optimale, ku mbi të gjitha skuadra është e mobilizuar dhe e gatshme për të bërë më të mirën që të prodhojë një lojë të bukur dhe të marrë një rezultat me vlerën e tri pikëve. Objektivi ynë normalisht që do të jetë fitorja, pasi në çdo ndeshje futemi për të marrë maksimumin dhe e kemi treguar se jemi një skuadër e fortë që, me dëshirë dhe vullnet, kërkon të mbijetojë medoemos në këtë kategori", u shpreh si fillim Sinella. Më tej, tekniku kavajas ka shprehur bindjen e tij, ku thotë se nesër (sot) do të shikoni Laçin e vërtet. "Duhet të japim shpirtin në fushë dhe ta tregojmë çdo gjë me lojën dhe rezultatin. Sot do të shikoni se kush është 100% Laçi im. Kushdo që do të jetë në formacion jam i sigurt që do të jetë në lartësinë e duhur dhe do të bëjë më të mirën që Laçi të marrë rezultatin pozitiv të radhës në shtëpi".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania