Panorama Sport (Albania)

Të veçanta

-

Shkodra, Berisha, Bushiç dhe Shehaj e kanë ndjekur ndeshjen dje nga tribuna nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Lojtarët nuk ishin të gatshëm për këtë ndeshje për shkak se kanë qenë të dëmtuar.

Administra­tori Sinan Idrizi e ka ndjekur ndeshjen dje përkrah drejtuesve të Teutës. Ai shoqërohej edhe nga deputeti Shpëtim Idrizi.

Trajneri Shpëtim Duro shpesh ka qenë në tension gjatë ndeshjes. Madje, një moment, Duro ka komunikuar në distancë me anësorin Ermal Barushi, që ishte disa metra larg tij, për shkak të një prekjeje me dorë të topit nga lojtarët kundërshta­rë. "Shiko dorën o Barush!", i ka thënë Duro.

Gjatë një momenti të lojës, rreth minutës së 55të, trajneri Gugash Magani nervozohet me një nga futbollist­ët e tij në fushë, duke i ngritur zërin. Por kjo situatë ka sjellë reagimin e tifozëve të Flamurtari­t, të cilët nga tribuna janë shprehur: "Bjeri, o Magan, bjeri!".

Nakamuta i Flamurtari­t dhe Progni i Teutës mbanin të dy numrin 77 në fanellë. Në disa momente, të dy lojtarët kanë qenë ngjitur me njëri-tjetrin, ndërsa dy 77tat, kanë tërhequr jo pak vëmendjen.

Pas ndeshjes, ku Flamurtari humbi në minutat shtesë, tifozët janë irrituar jo pak. Ata kanë brohoritur kundër ekipit të tyre, duke u thënë se nuk e meritojnë atë fanellë. "E katandisët Flamurtari­n si Gjallica", "Hiqni fanellat se nuk e meritoni", "O Sinan, reago se këta po poshtërojn­ë Vlorën, mos u jep asnjë lekët", "Shpëtim, shpëtoje Flamurtari­n", kanë qenë disa nga thirrjet e tifozëve pas ndeshjes.

Administra­tori Sinan Idrizi është shfaqur shumë i mërzitur pas humbjes me Teutën. Kreu i klubit është larguar menjëherë nga stadiumi, duke mos pasur asnjë kontakt as me stafin teknik dhe as me lojtarët, ndërsa ka mbetur tej mase i zhgënjyer.

Trajneri Gugash Magani dhe ndihmësi i tij janë takuar përzemërsi­sht edhe me shumë nga lojtarët e Flamurtari­t. Dervishi u takua edhe me drejtorin Laluci, të cilit i tha: "Profesor, mos u mërzisni për humbjen". Por nuk ka vonuar përgjigjja e Lalucit: "Jo, jo nuk mërzitemi. Por kur fituam në Durrës na erdhi mirë, kështu është futbolli".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania