Panorama Sport (Albania)

Gurë anësorit në Delvinë, Naftëtari nuk ndalet

Kuçovarët ruajnë kreun, luhet një përballje e tensionuar

-

Delvina nuk ia del dot në shtëpi ndaj krye suesve të Grupit B, Naftëtarit, teksa është mundur 1-0. Kuçovarët vazhdojnë të mos ndalen dhe mbeten sërish në krye të Grupit B. Një takim shumë i fortë, me nervozizëm dhe përplasje mes futbollist­ëve. Por, kulmi arriti në pjesën e dytë kur u godit me sende të forta një prej anësorëve. Arbitrit iu dha ndihma mjekësore, në një kohë që në pjesën e tifozërisë nga erdhën goditjet me gurë, u vendos një kordon i madh policor që qëndroi deri në fund të takimit.

Ndeshja - Pjesa e parë, edhe pse është interpretu­ar më mirë nga vendësit, u konkretizu­a me golin e vetëm të minutës së 44t nga mesfushori mik Shaba. Pas një krosimi perfekt nga e majta, Shaba përpunon topin me të majtën dhe në ecje e sipër shënon me këmbën e djathtë një supergol. Minutat para golit të kuçovarëve kanë folur më shumë për vendësit, por kapiteni- trajner Mehmeti i vetëm nuk mund të bëjë më shumë. Me rezultatin 1-0 për miqtë nga Kuçova është mbyllur pjesa e parë. Fraksioni i dytë nis me një aksion të bukur për kuçovarët, të cilët shpërdoroj­në mundësinë e dyfishimit. Kame, pas rreshtimit të gabuar të mbrojtjes vendëse, përballë portierit Ceka shpërdoron mundësinë e artë. Pas minutës së 55-të, vendësit nuk pajtohen me rezultatin, por nuk arrijnë të shënojnë. Në minutën e 84-t, tifozët godasin me mjete të forta anësorin Emirion Çuni. Arbitrit i jepet ndihma e parë, në një kohë që sfida ndërpritet për rreth 2-3 minuta. Në këtë moment, në vendin e tifozëve që hodhën sende në fushë rreshtohet një kordon policor që garanton vazhdimin normal të sfidës. Miqtë e ruajnë avantazhin deri në fund.

 ??  ?? Momenti kur anësori është ulur në fushë pas goditjes me gurrë nga tifozët. Në dnihmë të tij është edhe një...polic rrugor
Momenti kur anësori është ulur në fushë pas goditjes me gurrë nga tifozët. Në dnihmë të tij është edhe një...polic rrugor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania