Panorama Sport (Albania)

Besart Berisha nuk ndalet, tjetër dopietë

-

Besart Berisha është i papërmbajt­shëm dhe vazhdon të flasë me gola në fushën e lojës, duke u konfirmuar pa dyshim një nga bomberat më të fortë që ka parë historia e futbollit të këtij kontinenti, por në të njëjtën kohë edhe rekordmeni i këtij kampionati, duke vazhduar së thelluari shifrat personale. Edhe njëherë tjetër, sulmuesi shqiptar ishte protagonis­t për skuadrën e tij të Melburn Viktori, e cila arriti një fitore bindëse në transfertë me Sentral Kost Mariners me rezultatin 3-0. 31-vjeçari nga Prishtina realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 25-të me golin që zhbllokoi ndeshjen e më pas rrumbullak­osi rezultatin në shifrat finale, në të 91-ën. Në rastin e parë, Berisha dërgoi në rrjetë një pasim në qendër të zonës të Georgievsk­it, pas një aksioni spektakola­r, në korsinë e majtë, duke shpërblyer kështu gabimin e sekondave të parë të lojës. Gjithsesi, shqiptari vazhdoi të ishte lojtari më i rrezikshëm në fushë, pasi në të 56-ën i shkoi shumë pranë dopietës personale, përpara se shoku i tij i ekipit, Troizi, t'i dyfishonte shifrat. Por, dygolëshi i Berishës ishte në ajër dhe, pavarësish­t se vonoi, ai nuk do të mungonte, teksa në sekondat e fundit të takimit, fillimisht driblon portierin dhe, më pas, depoziton në rrjetë me shumë klas, me të majtën. Për Besart Berishën, i cili i ka lëshuar një sinjal të qartë Kombëtares së Kosovës, në lidhje me një grumbullim të mundshëm, këta ishin golat numër 15 dhe 16 në këtë sezon, ndërsa Melburni qëndron tetë pikë pas Sidneit kryesues kur janë luajtur 20 ndeshje në A-Ligën australian­e.

 ??  ?? Berisha feston një nga golat e djeshëm
Berisha feston një nga golat e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania