Panorama Sport (Albania)

NOTAT INTER

-

HANDANOVIÇ 7 - Pritja që bëri në të 94' përballë Torosidisi­t bëri që Interi të largohej nga Bolonja me pikët e plota. Slloveni ishte po aq deciziv sa Gabigoli. MURIJO 5,5 - Gaboi jo pak herë, por i falet pasi nuk u aktivizua në pozicionin e vet. Pioli bëri mirë që e zëvendësoi pasi kolumbiani nuk ishte në formë (55' ANSALDI 6,5 - Kishte dëshirë që të heshtte kritikët pas ndeshjeve të fundit). MEDEL 6 - Gjatë pjesës së parë markoi mjaft mirë Petkoviçin, por në të dytën humbi disa duele dhe nuk ishte më aq i qetë. MIRANDA 6 - Falë eksperienc­ës që ka, di kur është momenti për të larguar me forcë topin ose kur duhet që t'i paraprijë kundërshta­rit në kontaktin me topin. D'AMBROZIO 6,5 - Ishte pozitiv në të dyja fazat. Perisiç është burim inspirimi për të. Asisti që i dha Gabigolit nuk ishte një rastësi. GALJARDINI 6 - Punoi shumë në mesfushë, por s’ishte aq i "gjallë" në sulm sa ç'ka qenë herët e tjera. ZHOAO MARIO 5,5 - Pëlqen shumë topat e gjatë, por këmbëve të tij u duhen më shumë masë muskulore. Te goditja e këndit trajektore­t e tij janë gjithmonë të ulëta. KANDREVA 6,5 - Ishte një makineri harkimesh si nga e djathta dhe nga e majta. Ishte gjithmonë në qendër të lojës, Pioli duhej që të "sakrifikon­te" dikë tjetër. ( 74' GABIGOL 7 - Mbase nuk e kishte imagjinuar të tillë golin e parë në Itali... Me veprimin që bëri i dha fitoren klubit në një ndeshje të vuajtur. Gëzimi ishte i sinqertë dhe përqafimi që i dhanë shokët ishte momenti perfekt që ai të fillojë një "jetë" të dytë në Milano). EDER 5 - Ishte në një ditë të zezë. Nuk ishte i saktë dhe gjeti pak herë portën kundërshta­re. Rrezikoi që të shkaktonte edhe një penallti. PERISIÇ 6 - Ishte mes më të rrezikshmë­ve të Interit dhe së bashku me D'Ambrozion bënë që krahu i majtë i zikaltërve të bindte. Nuk kishte fat. PALASIO 4,5 - Interi luajti dje me një lojtar më pak. Gaboi një gol të bërë, ndërsa gjatë të gjithë ndeshjes mbërriti te topi një kohë me vonesë. Tregoi se duhet falënderua­r për gjithçka ka bërë për Interin. ( 74' Ever BANEGA 6,5 - Topi që D'Ambrozio i dha Gabigolit ishte një "shpikje" e tij. Kishte meritë te goli i fitores po aq sa D'Ambrozio dhe Gabigoli). Trajneri Stefano PIOLI 6,5 - Gjeti zëvendësim­et pasi dyshja Banega-Gabigol i lejoi të merrte fitoren e radhës. Jo keq, ka fituar 9 prej 10 ndeshjeve të fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania