Panorama Sport (Albania)

Juventus s’humb kurrë me Porton

"Zonja e Vjetër" ka fituar finalen e Kupës së Kupave të vitit 1984 përballë luzitanëve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për të avancuar më tej në Ligën e Kampion eve, Juventusi mund të mbështetet jo vetëm te cilësitë e lojtarëve që ka në grup, por edhe te statistika­t e vendosura ndër vite kundër Portos. Bardhezinj­të do të ndeshen për herë të katërt (dhe të pestë, në pritje edhe të duelit të kthimit) me iberikasit, ndaj të cilëve italianët nuk kanë humbur asnjëherë. Në tre precedentë mes tyre, "Zonja e Vjetër" ka arritur të triumfojë dy herë dhe një tjetër ka barazuar. Dueli i parë mes palëve vlente një trofe; bëhej fjalë për finalen e Kupës së Kupave 1984. Më 16 maj të atij viti, në Bazel të Zvicrës, torinezët triumfuan 2-1, pasi Zibi Boniek theu baraspeshë­n që Souza kishte vendosur për Porton, pas avantazhit të Vinjolas. Ndërkohë, dy përballjet e radhës janë më të freskëta për kujtesën. Ato datojnë në sezonin 2001-2002, në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Nëse më stadiumin "O Dragao" ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura (ndeshja e tretë në grup), në duelin e kthimit në Torino, italianët fituan 3- 1. Edhe pse ata e panë veten fillimisht në disavantaz­h, Aleks Del Piero dhe Paolo Montero

përmbysën ndeshjen, ndërsa David Trezege vulosi përfundimi­sht suksesin. Por të mërkurën në mbrëmje do të jetë një histori tjetër, sepse Juventusi dhe Porto do të luajnë për një biletë në çerekfinal­et e Champions- it dhe natyrisht që tensioni rreth këtij dueli bëhet edhe më i madh. Portugezët kanë marrë pjesë thuajse gjithmonë në fazën me eliminimin direkt të turneut, duke pasur mjaft eksperienc­ë në këtë kompeticio­n, ndërsa Juventusi është i detyruar nga historia, por edhe nga grupi i lojtarëve që ka ndërtuar sivjet, që jo vetëm të kualifikoh­et, por edhe t'i shkojë deri në fund këtij turneu. Sfida nuk pritet të jetë e lehtë, sepse Porto eliminoi Romën në "play-off" dhe në shtëpi nuk humbi asnjë prej tri ndeshjeve në grup. Prandaj, skuadra e Masimilian­o Alegrit duhet të bëjë ndeshjen perfekte për të mos bërë hapa falsë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania