Panorama Sport (Albania)

“Pas golit, makarona për të gjithë skuadrën”

Gabigol s’kënaqet: Tani të mundim edhe Romën

-

Stefano Pioli nuk "shpëtoi" vetëm Interin, por me sa duket edhe atë talentin e madh që mbërriti në Milano dhe pas zërave për largim në janar, pas vetëm 6 minutash të luajtura. "Kura" e trajnerit italian ka funksionua­r edhe për atë, për të cilin zikaltrit shpenzuan jo pak, por plot 29.5 milionë euro. Gabriel Barbosa Almeida, i njohur shkurtimis­ht si "Gabigol", ka gjetur ndeshjen e duhur për të shënuar golin e parë sezonal me Interin, me të cilin i fali 3 pikë skuadrës së tij, në një ndeshje që nuk dukej se do të zhbllokohe­j. Për më shumë, ai duket i destinuar të ecë në gjurmët e Ronaldos, ndonëse edhe vetë "Gabigol" nuk ishte në dijeni të këtij fakti, prandaj pas ndeshjes së djeshme ai ishte edhe më i lumtur: "Vërtet edhe Ronaldo e kishte shënuar në Bolonja golin e parë për Interin? - pyet veten braziliani. - Nuk e dija, por atëherë ky fakt më bën dy herë më të lumtur, ndonëse meritë për golin ka e gjithë skuadra, trajneri dhe stafi i tij. Sot (dje) për mua është një ditë speciale, sepse kisha kohë që e prisja të festoja, kisha punuar shumë për të ardhur deri këtu. Dhe tani, siç e do tradita, do më duhet t'i paguaj një drekë të gjithë skuadrës. Do të shkojmë të hamë një karbonara (specialite­ti i qytetit të Bolonjës)...". Për sa i përket dedikimit për golin e parë me bluzën e Interit, Gabriel Barbosa ia faturon Zotit dhe familjes së tij, por në të

njëjtën kohë u bën një ftesë speciale edhe tifozëve, në pritje të ndeshjes me Romën. "E falënderoj Zotin që arrita të zhbllokohe­sha, por mbi të gjitha këtë gol ia dedikoj familjes sime, e cila më mbështeti në momentet e mia të vështira dhe më shtyu që të qëndroj i qetë tek Interi. Tani jam i bindur se gjërat do të bëhen më të lehta për mua dhe

për skuadrën, sepse kjo ishte një fitore me peshë, në pritje të ndeshjes me Romën. Unë, sërish titullar? E rëndësishm­e është që të fitojmë, por në 'San Siro' do të kemi nevojë për një atmosferë të zjarrtë, të cilën mund ta krijojmë vetëm me mbështetje­n e tifozëve tanë, pasi vetëm kështu mund ta thyejmë së bashku Romën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania