Panorama Sport (Albania)

Milani “heq qafe” Fiorentinë­n

Ekipi i Vinçenco Montelës “përshëndet” Silvio Berluskoni­n me një fitore në Milano

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Për dy trajnerë, në vigjilje nuk ishte një sfidë vendimtare për Europën, mirëpo klasifikim­i dëshmon të kundërtën. Milani mundi Fiorentinë­n 2- 1 dje në "San Siro", falë golit të parë, por me shumë peshë të Deulofeut duke i mundësuar trajnerit Vinçenco Montela të ushqejë shpresën për t'u kualifikua­r në kompeticio­net europiane sezonin e ardhshëm.

45 minuta decizive

Trajneri kuqezi e njeh shumë mirë Fiorentinë­n, të cilën e ka drejtuar për shumë vite dhe ndjek akoma filozofinë e tij, teksa kërkon t'i imponojë lojën kundërshta­rit. Në fillimin e lojës kuqezinjtë studiojnë ekipin që kanë përballë, por janë shumë të rrezikshëm sa herë që zbresin në sulm. Deulofeu ka një tjetër ritëm nga Sançez që e mbulon dhe spanjolli është futbollist­i më i rrezikshëm në fushë për kuqezinjtë. Shkëndijën e parë të ndeshjes e jep Sosa me një goditje dënimi, ndërsa miqtë kundërpërg­jigjen me Kristoforo­n dhe Borja Valeron, mirëpo në asnjë rast topi nuk përfundon në rrjet. Milani është i sistemuar mirë në fushë: pret kundërshta­rin dhe provon ta ndëshkojë në befasi. Kjo ndodh në minutën e 16- të, teksa Sosa nga një goditje dënimi peshkon në zonë Kuçkën, i cili me një goditje me kokë nuk i jep shpëtim portierit Tatarusano. Përgjegjës­ia e golit rëndon mbi Astorin, të cilit i shpëtoi nga mbulimi mesfushori i Milanit. Mirëpo, Fiorentina nuk demoralizo­het nga goli i pësuar, teksa nuk i jep mundësinë Milanit të qëndrojë në avantazh për shumë kohë. Në minutën e 20- të, Borja Valero peshkon Kiezën ( në pozicion të parregullt), i cili shërben brenda zonës për Kaliniç, që rivendos ekuilibrin në fushë. Milanit ky rezultat i qëndron "ngushtë" dhe për të gjetur sërish avantazh kërkon mbështetje te Deulofeu. Djaloshi i formuar në akademinë e Barcelonës nuk zhgënjen, me një goditje "bilardo" realizon një gol të shkëlqyer, të parin në Serinë A me fanellën e kuqezinjve. Kuqezinjtë, në fundin e pjesës së parë, kanë edhe mundësinë për të shënuar golin e tretë, mirëpo goditja brenda zone e Pasaliç stampohet në shtyllë.

Mbrojtja

Në pjesën e dytë, Milani

zbret me ide të qarta në fushën e lojës: vetëm mbrohet. Montela aktivizon lojtarë me tipare defensive si Zapata dhe Poli, duke larguar nga fusha Deulofeun dhe Sosën. Kuqezinjtë rezistojnë deri në minutën e 95- të duke e mbajtur të

paprekur portën e Donarumës në pjesën e dytë. Fitorja vlen trefish: për Europën, nxjerrin nga loja një rival direkt si Fiorentina dhe, mbi të gjitha, i japin lamtumirën e merituar në "San Siro" presidenti­t Silvio Berluskoni.

 ??  ?? herë e ka goditur ekipi i Milanit në këtë sezon shtyllën dhe traversën. Shtylla e djeshme e Pasaliçit e bën Milanin ekipin që i ka goditur më shumë se çdo skuadër në Serinë A hekurat e portës.
10
herë e ka goditur ekipi i Milanit në këtë sezon shtyllën dhe traversën. Shtylla e djeshme e Pasaliçit e bën Milanin ekipin që i ka goditur më shumë se çdo skuadër në Serinë A hekurat e portës. 10

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania