Panorama Sport (Albania)

Notat e Milanit

-

DONARUMA 6.5- I pafajshëm te goli i Kaliniç, gjithmonë i kujdesshëm dhe i shkëlqyer te goditja e Borja Valeros. ABATE 6- Ka shumë hapësira, por nuk i shfrytëzon gjithmonë. Në fund humb një rast të pafalshëm përballë Tatarusano­s. GOMEZ 5- I frikshëm sa herë që ka përballë Kaliniçin, teksa gabon rëndë në golin e pësuar. Shpresojmë që Romanjoli të rikthehet sa më shpejt në dispozicio­n të Montelës.

PALETA 6- Duhet të kujdeset për mbrojtjen, por edhe për Gomezin, që nuk i jep siguri. I saktë në disa raste.

VANXHONI 5- Ka shumë pak lidhje me fanellën. Nuk shtyn kurrë përpara dhe driblohet me shumë thjeshtësi. Alarm në mbrojtje.

KUÇKA 7- Në pjesën e parë është "shpirti" i Milanit në fushë. Shënon, bën presing dhe e ndihmon ekipin në sulm. I rikthyer. ( 73' Bertolaçi 6 - Luan mirë ato pak minuta që i jep Montela). SOSA 6.5- Në pjesën e parë është "truri" i Milanit në mesfushë, ndërsa në të dytën shuhet gradualish­t.

PASALIÇ 6.5- I rëndësishë­m për Milanin në të dy fazat. I shërben Deulofeut në rastin e golit dhe e ndal vetëm shtylla.

SUSO 5.5- Ka humbur shkëlqimin. Është gjithmonë i mbuluar dhe, për asnjë çast, nuk tregohet i rrezikshëm përpara.

BAKA 5- Sërish titullar pas sfidës ndaj Lacios, por me sa duket pushimi nuk i ka shërbyer. Sakrifikoh­et shumë, por i mungon goli dhe rrezikshmë­ria. Duhet zhbllokuar.

DEULOFEU 7- Deciziv edhe një herë tjetër, si ndaj Bolonjës. Kësaj radhe shënon golin e tij të parë në Serinë A falë një ekzekutimi plot talent dhe magji. I shkëlqyer. TRAJNERI MONTELA 6- Ekipi i tij luan shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën detyron skuadrën të mbrojë për 35 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania