Panorama Sport (Albania)

Ibra mbreti i kupave, përmbys Blekbërnin

Kejn kualifikon Spërsat. Shorti përplas Çelsin me Junajtid

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas tripletës në Ligën e Europës, është sërish Zlatan Ibrahimovi­ç ai që u dhuron "djajve të kuq" fitoren në "Ewood Park": Mançester Junajtid kalon pengesën e Blekbërn Roversit me përmbysje 1-2 dhe kualifikoh­et në çerekfinal­et e FA Cup. Tripletë edhe për Herri Kejnin: tre golat e sulmuesit në fushën e Fulhamit i dhurojnë një biletë edhe Totenhemit. Kuadri i FA Cup praktikish­t plotësohet: mungon në apel vetëm Arsenali, i impenjuar sot kundër amatorëve të Satënit.

Nën firmën e Kejn - Një, dy, tre. Është gjithnjë i njëjti autor, Herri Kejn (16', 51', 73' ). Poketino nuk e injoron FA Cup dhe në "Craven Cottage", atje ku ka ardhur edhe Antonio Konte për t'i ndjekur nga afër, ata fitojnë derbin, në mënyrë më komode nga sa e kishin parashikua­r.

Përmbys Junajtid - Listës së ekipeve të kualifikua­ra i shtohet edhe emri i Mançester Junajtid. Murinjo u tundua nga lënia e disa yjeve pushim, por ishin pikërisht zëvendësim­et ato që i mundësuan kalimin e turit. Për 60 minuta, Blekbërni arriti t'i mbante

pezull miqtë, madje kaloi edhe në avantazh në minutën e 17të me një aksion spektakola­r të Emnes, finalizuar nga Graham. Por barazimi i Rashfordit përpara kthimit në dhomat e zhveshjes dhe futja e dyshes Pogba-Ibra në pjesën e dytë, solli fundin e rezistencë­s së Blekbërnit (suedezi

ka shënuar në FA Cup Kupën e Italisë, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Francës). Ajo që do të mbyllë turin e pestë është Satën-Arsenal. A do të ketë hapësirë për një tjetër përrallë të stilit Linkoln? Venger, i vendosur në shënjestrë­n e shtypit, uron që jo.

Shorti - Goglat kanë qenë

të pamëshirsh­me me Junajtid që i kanë rezervuar një përballje në "Stamford Bridge" në çerekfinal­e. Midëllsbro­u do të presë fituesin e Hadërsfill­dMançester Siti. Totenhemi do të presë Milluollin, ndërsa hirushja e këtij sezoni, Linkolni, do ta mësojë rivalen e saj sonte pas Satën-Arsenal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania