Panorama Sport (Albania)

“Tragjedia e Mynihut”, Venger: Nuk do ta harrojmë kurrë

Arsenali udhëton në shtëpinë e amatorëve të Satënit

-

Vendi i 17- të në Ligën Nacionale, ose 105 vende poshtë në renditje nga 12 herë fituesit e FA Cup. Një skuadër që ka kushtuar 0 paund ndaj 173 milionë paundëve. Këto janë diferencat mes Satën dhe Arsenalit. Kanë ardhur deri në 1/8-at këtu duke eliminuar Lidsin dhe premtojnë se nuk do ta kenë aspak frikë as Arsenalin, edhe pse trajneri i Satën, Pol Dosuell, paralajmër­oi se skuadra e tij rrezikon të shkatërroh­et nga londinezët sot në FA Cup. "Topçinjtë" janë të zemëruar për humbjen 5-1 ndaj Bajernit në Champions dhe të gjithë dufin do ta shfryjnë te skuadra amatore e kategorisë së 6-të. "Nëse Venger luan me skuadrën që mundi 5- 0 Sauthempto­nin në raundin e fundit, me Ozil dhe Sançez, atëherë ata do na shkatërron­in. Por nëse luajnë me rezervat e U-23, atëherë mund të kemi një shans të vërtetë", tha ai.

Venger - Por trajneri i Arsenalit, i cili ka lënë Uellbekun pushim sonte për shkak se ai i trembet një dëmtimi në fushën me bar artificial, e ka më shumë mendjen tek ajo që ndodhi në Mynih të

mërkurën sesa te ndeshja e sotme. Arsen Venger zbuloi se ai mendon që të vazhdojë të bëjë punën e trajnerit edhe për të paktën 4 vite, qoftë kjo tek Arsenali ose jo. "Kur Ferguson u tërhoq ai ishte 71 vjeç, unë sot jam 67. Ndoshta unë do qëndroj më gjatë se

kaq apo më pak, këtë nuk e di. Ferguson mendoi se ai duhej të tërhiqej në ato momente, por unë jam ende larg kësaj faze. Por unë nuk jam duke bërë asnjë kërcënim. Preferenca është të vazhdoj të jem në stolin e Arsenalit dhe besoj se këtë e kam treguar deri tani. Por unë nuk dua të flas më për situatën time personale. E rëndësishm­e është ndeshja e radhës. Pësuam një zhgënjim të madh në Mynih, i cili nuk do të jetë i lehtë dhe askush nuk do ta harrojë atë gjatë gjithë jetës së vetë. Tani duam të fitojmë ndeshjen e radhës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania