Panorama Sport (Albania)

Zidan mjeshtri i rrotacioni­t, përdori 19 lojtarë në dy ndeshje

S’ka të pakënaqur te Reali, rezervat 40% të golave dhe asisteve

-

Fitoret e arritura në ditët e fundit ( kundër Napolit dhe Espanjolit) kanë vendosur Realin e Madridit në pozita më se të volitshme në garën që po bën në Ligën e Kampioneve dhe në La Liga. Pas fitoreve në fjalë, në faqet e para të gazetave iberike ka përfunduar Zinedin Zidani, i cili shihet si një "guru" në Madrid, pasi falë rrotacioni­t të gjerë motivon gati të gjithë lojtarët dhe arrin t'i mbajë ata në formë.

Rrotacioni i gjerë - Në dy takimet e fundit, Zinedin Zidan ka përdorur 19 prej 24 lojtarëve që ka në dispozicio­n.

Ata që nuk ia kanë dalë të luajnë qoftë dhe një minutë me "mafishet" janë Ruben Janez (portieri i tretë), Mariano, Koentrao (mbrojtësi i krahut të majtë vjen pas një dëmtimi të gjatë), Danilo (mbrojtësi i krahut të djathtë ka humbur besimin e trajnerit)

dhe Asensio.

Justifikim­i - "Na duhet freskia e të gjithë lojtarëve që të arrijmë qëllimet tona", tha francezi në vigjilje të ndeshjes me Espanjolin. Një ditë më vonë, të gjithë panë me sytë e tyre sa shumë kishte ndryshuar Zidani në ekipin që u

ndesh me formacioni­n katalanas. Krahasuar me duelin me Napolin në Ligën e Kampioneve, kundër Espanjolit, Zidani kishte bërë shtatë ndryshime pasi vetëm Kristiano Ronaldo, Dani Karvahal, Rafael Varan dhe Toni Kros ruajtën "statusin" e titullarit.

E ardhmja - Dje, i gjithë ekipi kishte pushim dhe vetëm sot Zidan do të përgatisë ekipin për takimin e radhës. Të mërkurën Reali do të rikuperojë një ndeshje të prapambetu­r, do të udhëtojë drejt Valencias për të matur forcat me ekipin e "Mestajës".

Alternativ­at e forta - Edhe pse Reali nuk ka një formacion "bazë" për "AS", zgjedhjet e dyta të Zidanit kanë kontribuua­r në 40% të golave dhe asisteve. Kështu Isko, Kovaçiç, Vaskez, Xhejms dhe Morata kanë shënuar 41 gola dhe dhënë 37 asiste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania