Panorama Sport (Albania)

Tregoi gishtin e mesit, Ançeloti do merret në pyetje

Pjesë e ndëshkimev­e do jetë edhe portieri i Hertës

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Vizita e parë në Ber lin është mbyllur me një skenë të shëmtuar për trajnerin italian Karlo Ançeloti. Pas barazimit kundër Hertës, trajneri i Bajernit është pështyrë nga tifozët, teksa zbriste shkallët për të shkuar në dhomat e zhveshjes. Si mënyrë kundërvepr­imi, 57- vjeçari zgjodhi t'u tregonte gishtin e mesit. Nuk është në tipin e tij që të bëjë të tilla gjeste, por sjellja e tifozëve ia imponoi. Si pasojë, komisioni i kontrollit pranë federatës ka vendosur zyrtarisht të hetojë mbi këtë çështje.

Çfarë ndodhi

Ançeloti u pështy nga një spektator i ndodhur në tribunën VIP. Në këtë zonë ndodhen 180 tifozë dhe bileta sezonale kushton 9 mijë euro. Vendet janë të rezervuara dhe nuk lejohet zëvendësim­i nga një person i tretë. Nga fotoja tregohet se Ançeloti hedh vështrimin nga lart, duke i treguar gishtin e mesit personit që e pështyu. Gazeta "Bild" hedh hipotezën se kjo sjellje banale ka ardhur nga tribuna e biznesit. Për fat të keq nuk ka monitorim me kamera. "Kësaj dite do t'i heq vizë të kuqe në kalendar, pasi ishte hera e parë në jetën time që vija në Berlin. Për fat të keq nuk pata shumë kohë të shihja qytetin", tha Ançeloti duke pranuar gjestin,- "Po, e bëra këtë gjest, pasi dikush nga lart më pështyu. S'ka ofendim më të madh për mua", deklaroi 57- vjeçari italian, i cili, për herë të parë në karrierë, përjeton një sjellje të tillë.

Federata nis hetimet

Komisioni i Kontrollit pranë federatës ka konfirmuar për "SID" se do nisë hetimet për këtë çështje. Trajneri Ançeloti do të japë justifikim­et e tij mbi këtë gjest ndaj tifozëve. Nëse trajneri i Bajernit rrezikon ndonjë ndëshkim, kjo mbetet për t'u parë. Ai ka marrë mbështetje­n e gjithë homologëve të tij si nga bosi i Dortmundit, Vacke. Pjesë e hetimit do të jetë sjellja antisporti­ve e portierit të Hertës, Rune Jarshtain, i cili, pas golit të barazimit, goditi me top nga inati Ksabi Alonson. Gardiani norvegjez rrezikon të pezullohet me disa ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania