Panorama Sport (Albania)

"Minutat e fundit po kthehen në makth për kundërshta­rët"

-

Edhe në Berlin ndodhi fenomeni i minutave shtesë. Bajerni i Mynihut nuk po tregon të njëjtën fytyrë në Bundesligë si në Champions. Kampionët e kanë ndier lodhjen e mesjavës kundër Arsenalit dhe në Berlin barazuan me fat në minutën e 6-të shtesë. Për të realizuar barazimin iu desh edhe portierit Nojer të shkonte në zonën e rreptësisë së Hertës. Levandovsk­i barazoi mes polemikave. Gjatë një interviste për sajtin e federatës gjermane, gardiani bavarez flet për fundin dramatik dhe mentalitet­in e veçantë të kolegëve të tij.

Nojer, në minutën e 6-të shtesë, Levandovsk­i barazoi. Në këtë aksion morët pjesë edhe ju.

Unë isha në zonën e rreptësisë për të shënuar golin e barazimit. Krijohet gjithmonë një situatë komike për ekipin rival, kur portieri depërton në thellësi dhe bën sulmuesin. Është një veprim që ndikon edhe në rezultat.

Goli i barazimit pati pasoja kur gjyqtari Patrik Itrish mbylli takimin. Portieri Rune Jarshtain goditi me top Alonson nga inati.

Ishte një reagim aspak i nevojshëm prej tij. Nuk mund të sillesh në atë mënyrë, pavarësish­t revoltës. Sjellja e Jarshtain nuk është shembull i mirë para 80 mijë tifozëve. Normalisht s'mund të pranonim sjelljen e tij, prandaj u ankuam.

Ju patët edhe një përplasje me Ibiseviçin. Pse?

Ishte një përplasje spontane e momentit. Po bëja kohë që nuk kisha parë kaq shumë nervozizëm. Barazimi ishte i merituar dhe Herta mos priste të fitonte ndaj nesh. Ata duhet të jenë të kënaqur me një pikë. Ibiseviç dhe Jarshtain u nxituan me sjelljet e tyre. Megjithatë, në një çast nervozizmi gjithçka është e pritshme. Lojtarët profesioni­stë duhet të përmbahen, pasi u prishet shumë shpejt imazhi. Si ka mundësi që Bajerni për pak sa nuk e humbi ndeshjen? Nuk treguam rregullsi në ndërtimin e lojës, si dhe gjatë goditjeve standarde. E humbëm kontrollin e lojës. Shkaku tjetër ishte terreni i vështirë. Në momentin që pësuam golin, Herta u mbrojt shumë dhe kombinimet tona nuk ishin të shpejta dhe decizive.

Sa ka ndikuar fati në shënimet e tre golave në fund të takimit, si në Fraiburg, Ingolshtad apo Berlin?

Në Ingolshtad shënuam dy gola në shtesë. Fakti që kemi shënuar vonë ka të bëjë me besimin dhe angazhimin tonë. Nuk jemi dorëzuar kurrë deri në sekondën e fundit. Fatin duhet ta kërkosh. Megjithatë, ne duhet të reagojmë më herët, pasi minutat e fundit nuk janë gjithmonë garanci për golat tanë. Kemi mentalitet dhe moral fituesi. Besoj se është shtuar frika te rivalët për minutat e fundit.

Sa e vështirë ka qenë për Bajernin të rigjente veten pas fitores spektakola­re 5-1 ndaj Arsenalit?

Ndeshjet pas Champions-it janë gjithmonë të vështira. Ishim ne ata që kishin javë të ngarkuar dhe jo berlinezët.

Është më e vështirë të fitosh të tilla transferta si në Berlin sesa të shkëlqesh në Champions?

Ekipet e Bundesligë­s e njohin më mirë stilin dhe ndërtimin e lojës sonë. Ata e dinë si të na e vështirëso­jnë lojën. Pal Dardai është një trajner që e di shumë mirë. Kur përballet me Bajernin, i ngushton hapësirat. Herta luajti mirë dhe mbajti balancat pas avantazhit. Ndërsa Arsenali është një ekip që do të mbajë topin dhe do të luajë. Kësisoj të lë hapësira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania