Panorama Sport (Albania)

"Kualiteti është bonusi real për Bajernin"

- Nga VALTER SHTRATEN

është sërish një moment bonusi për Bajernin! Pal Dardai u çmend nga barazimi, sepse Herta e tij u ndëshkua pas 5 minuta e 56 sekondash të kohës shtesë. Bonus për Bajernin? Kush e shpiku? Ishte Rumenige! Jo Karl-Hainc, por sipas arkivit vëllai i tij i vogël, Mikael. Në maj të vitit 1991 lojtari i Dortmundit, Mikael Rumenige pati deklaruar: "Gjyqtarët ofrojnë një lloj bonusi për Bajernin". Në atë ndeshje vëllai i tij i madh fitoi me një gol të vonë 3-2 kundër Dortmundit. Bonus për Bajernin? A është vërtet i tillë? Po! Nuk i ka ndodhur vetëm Hertës. Nga një gol i tillë ka mbetur i shokuar edhe Shalke. Nuk mund të harrohet momenti, kur Bajerni në minutën e 95-të shënoi golin legjendar të barazimit kundër Hamburgut në vitin 2001. Nga ky gol i vonë Shalke humbi shansin për të fituar titullin. Fakt është se Bajerni shënon për herë të gjashtë në minutën e fundit ose në kohë shtesë. Është rastësi bonusi për Bajernin? Kush mendon se federata nuk u jep udhëzime gjyqtarëve të lejojnë të luhet, derisa të shënojë Bajerni, atëherë në të vërtetë bonusi është perceptim. Pra, një fakt alternativ. Rivalët përpiqen të japin shpirtin në fushë për çdo sekondë kundër Bajernit. Synimi i tyre është të nervozojnë bavarezët dhe fitojnë lojën e nervave. Kundërshta­rët bëjnë zëvendësim­et në fund për të vonuar lojën, si dhe integrojnë lojë të pisët. Nga ana tjetër, Bajerni ka kualitete si Levandovsk­i që mbart në vetvete instinktin "vrasës" në minutat e fundit. Bonusi i Bajernit përbëhet nga diferenca e kualitetit me pjesën tjetër të klubeve të Bundesligë­s. Kjo duhet pranuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania