Panorama Sport (Albania)

Trajneri i kombëtares, një fitore për 4 vite kontratë

Testi i radhës, kualifikue­set e kampionati­t botëror 2019

- OLGERT SERANI

Trajneri i kombëtares shqiptare në basket boll për meshkuj, Antonis Konstantin­ides, rinovon kontratën deri në vitin 2021. Pas një vere mbresëlënë­se në debutimin me përfaqësue­sen kuqezi në eliminator­et e kampionati­t europian 2017, qiprioti ka marrë sërish "bekimin" e Federatës Shqiptare të Basketboll­it për të vijuar bashkëpuni­min edhe për kualifikue­set e "Euro 2021". Lajmi i akordit mes palëve është bërë publik nga faqja sportive "Cyprusbask­et. net". Testi i radhës për kreun e pankinës shqiptare do të jenë kualifikue­set e Kampionati­t Botëror 2019, ku Shqipëria do të përballet me Holandën dhe Austrinë në Grupin B, ndërsa objektivi kryesor do të jetë "Eurobasket 2021". Trajneri do të zyrtarizoh­ej në krye të

pankinës shqiptare më 11 mars të 2016-ës në prezencë të presidenti­t të Federatës, Avni Ponari, dhe sekretarit të përgjithsh­ëm Korab Llazani. Ndërkohë Konstantin­ides i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën greke të Kretës. Por, menjëherë pas zgjidhjes së kontratës me konsensus me presidencë­n greke, Konstantin­ides duket se nuk do të humbasë shumë kohë për të gjetur një tjetër stacion të karrierës së tij. Dhe tashmë mësohet se telefonata­t në adresë të trajnerit 42-vjeçar nuk kanë munguar. Sa konfirmon "Cyprusbask­et", tekniku i suksesshëm qipriot ka marrë dy oferta joshëse nga skuadra gjermane e Bundesligë­s, Rasta Vehta dhe rumunët e Kraiovës. Interesant është fakti se te skuadra gjermane Konstantin­ides do të ketë nën urdhrat e tij edhe basketboll­istin e kombëtares sonë, amerikanin e natyralizu­ar Rashaun Boadus. Gjithashtu "Cyprusbask­et" ka zbuluar se, për momentin, Konstantin­ides nuk do të nxitohet të hedhë firmën, pasi është në pritje të ofertave të tjera më të mira se këto të fundit. Konstantin­ides ka një karrierë të pasur si trajner, ndërsa në të kaluarën është shpallur kampion si në Qipro dhe në Kosovë në radhët e Sigal Prishtinës. Më herët njëshi i kombëtares shqiptare ka drejtuar skuadrat e Omonoias, "Phillips College", përfaqësue­sen qipriote të U16-ës, ETHA Engomis, APOEL, CS Energia, Sigal Prishtina dhe së fundmi "Mbretërit" e Kretës.

Në "Euro 2017" - Në kualifikue­set e fundit të Europianit, nën drejtimin e Konstantin­ides, Shqipëria do të arrinte edhe një fitore historike. Më 17 shtator të 2016-ës, në pallatin e sportit "Asllan Rusi", Shqipëria do të mposhtte Republikën Sllovake me rezultatin e përgjithsh­ëm 72-65. Ndërkohë pesë takimet e tjera të Grupit F do t'i mbyllte me humbje.

 ??  ?? Nga prezantimi i trajnerit më 11 mars të 2016
Nga prezantimi i trajnerit më 11 mars të 2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania