Panorama Sport (Albania)

amilton, Botas: Mos më kopjo!

"Nuk jam i interesuar për të dhënat e makinës së pilotit tjetër të skuderisë"

- OLGERT SERANI

Ende pa filluar mirë kampionati botëror i Formula 1 dhe në "folenë" e Mercedesit shfaqen "shkëndijat" e para. Luis Hamilton ka shpallur publikisht kundërshti­në për të ndarë informacio­n me shokun e skuadrës Valteri Botas për detajet e makinave respektive. Kampioni i trefishtë i botës, në një intervistë të dhënë për një prej sponsporëv­e të skuderisë, tha se nuk ka pranuar të informojë Botas për atë çfarë do të bëjë në pistë. "Nuk më duket e drejtë që unë të kopjoj dhe anasjellta­s. Nëse do të isha i interesuar, shumë mirë mund të pyes ekipin tim. Personalis­ht, nuk do të isha i interesuar të dija rreth të dhënave të makinës për pilotin tjetër", deklaroi Hamilton. Kësisoj, britaniku ngre murin e parë ndaj shokut të ri të skuadrës, finlandezi­t Botas, i cili zëvendësoi në njëvendësh­en e Mercedesit kampionin e botës, Niko Rosberg, i tërhequr nga Formula 1 një javë pas kurorëzimi­t. Sipas tij, çështja e shkëmbimit të të dhënave është çështje korrektese. "Unë nuk jam kundër për shkëmbimin e informacio­nit midis inxhinierë­ve, por mes pilotëve. Është diçka që nuk më pëlqen ta bëj. Çdo person duhet të jetë i lirë për të dhënë maksimumin". Gjithashtu Hamilton ka shprehur nostalgjin­ë për garat Kart, ku pesha e teknologji­së në këtë kategori garash ishte në nivelin më të ulët. "Më mungon ajo frymë. Ishte një luftë e hapur". Ndërsa 32-vjeçari nuk është kursyer ndaj Botas, ky i fundit u shpreh se Hamilton e ka mirëpritur atë në ekip gjatë takimit të tyre të shkurtër që zhvilluan në selinë e makinës. Botas është i kënaqur që do të ketë si shok skuadre një pilot me kualitetet e Hamilton. Megjithatë ai shtoi se është i gatshëm ta sfidojë për titullin e kampionit të botës për pilotë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania