Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T PËR DERBIN

-

Ndeshjet - 147 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947- 2016 në të gjitha kompeticio­net: kupë dhe kampionat.

Bilanci - Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 60 ndeshje, ndërsa bardheblut­ë numërojnë vetëm 40 fitore. 47 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazh­i - 212 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrej­t 162 të bardhebluv­e. Golat e fundit në derbi i kanë shënuar Xhevahir Sukaj dhe Realdo Fili për të kuqtë dhe Gentian Muça dhe Elis Bakaj për bardheblut­ë, në përballjen e 4 majit 2016.

Diferenca - 13 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/ 02/ 14 Tirana- Partizani 1- 0 ( kampionat), 22/ 03/ 2014 1- 1 ( kampionat); 26/ 09/ 14 Tirana- Partizani 0- 0 ( kampionat); 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13/03/15 TiranaPart­izani 1- 2 ( kampionat); 04/ 05/ 15 Partizani- Tirana 2- 2 ( kampionat); 03/ 10/ 15 Partizani- Tirana 1- 0 ( kampionat); 07/ 12/15 Tirana-Partizani 0-0(kampionat); 04/03/16 Partizani- Tirana 2- 0 ( kampionat); 04/ 05/ 16 Tirana- Partizani 2- 2; 25/ 09/ 16 Partizani-Tirana 0-0 (kampionat);

01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat);

"Ish"-ët - Katër lojtarë do të kenë statusin e "ish"-ve në derbin e radhës që do të luhet të enjten e 1 dhjetorit. Erando Karabeci, Asion Daja, Edvan Bakaj kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur Renaldo Kalari.

Historia - Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. "Demat e kuq" fitonin 8- 0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Shpagimi - Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t'i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Rezultati - Barazimi 2- 2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 47 barazime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania