Panorama Sport (Albania)

Mjafton Leci, Shkëndija thyen shkodranët SHKËNDIJA E TIRANËS - VLLAZNIA 1-0

- Abdulla Dushku

GOLAT: Leci 22'

SHKËNDIJA E TIRANËS: Kola, Kosmollari, Dervishaj, Leka, Meçe, Dajçi, Dylgjeri (Progni 80+3'), Zenelak (Lena 63'), Shabani (Bushi 80+2'), Leci (Thaçi 79'), Mejdani (Marku 55'). Trajner: L.Pinari

VLLAZNIA: Qarri, Lekaj, Sekja (Rrasa 78'), Hoxha, Qardaku, Kulla (Lesha 55'), Asllani (Boriçi 60'), Shima, Mehja (Repaj 49'), Tomaj, Lisaj. Trajner: A.Hasani

GJYQTARË: B.Qato, D.Sinani, L.Koçi (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Leci 38', Thaçi 80'

Shkëndija e Tiranës i ka shkaktuar një disfatë të rëndë Vllaznisë. Pasi humbën në finalen e Kupës së Shqipërisë me Tiranën, tashmë shkodranëv­e u duhet të dorëzojnë edhe vendin e parë, pikërisht te bardheblut­ë. Në ndeshjen e djeshme ndaj skuadrës që përfaqëson shkollën e mjeshtëris­ë sportive dhe që drejtohet nga Luan Pinari, ka vendosur goli i Lecit në minutën e 22-të. Loja ka qenë e ekuilibrua­r, me miqtë që kanë kryer volum të madh, por nuk kanë qenë të saktë përpara portës.

Qardaku, një nga më të mirët në fushë, ka qenë i pafat, pasi në 6 tentativa drejt portës së Shkëndijës, një herë trondit traversën dhe në rastet e tjera grushtoi portieri Kola. Te Vllaznia u ndje disi lodhja pas asaj ndeshjeje në mesjavë ndaj Tiranës për Kupë. Kësisoj, forca e reagimit nuk ishte ajo që ndoshta priste trajneri Alban Hasani. Tashmë kuqeblutë zbresin në vendin e dytë dhe, për më tepër, janë me pikë të barabartë me Akademinë e Alban Bushit.

 ??  ?? Lojtarët e Shkëndijes duke festuar
FOTO: F.Hazizllari
Lojtarët e Shkëndijes duke festuar FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania