Panorama Sport (Albania)

Sherr me Alegrin, Juventusi gjobit Bonuçin

Mbrojtësi italian do të bëhet she b ll për të respe t ar endi et

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në fillim Dibala nuk i dha dorën tra jnerit, ndërsa disa ditë më pas Bonuçi diskutoi me tone të ashpra me Alegrin nga fusha e lojës. Diskutim që vazhdoi edhe në tunelin e fushës, por që u shua menjëherë nga deklarata e trajnerit. "Nuk ka asnjë çështje Bonuçi. Janë diskutime që ndodhin në futboll dhe u sqarova me lojtarin", tha tekniku i bardhezinj­ve pas ndeshjes. Mirëpo, drejtuesit bardhezinj nuk kanë ndër mend ta falin kaq lehtë një nga lojtarët më të mirë të mbrojtjes dhe liderin e skuadrës në momentet më të vështira. Sipas mediave italiane, pavarësish­t se Alegri e mbylli këtë çështje, do të ketë një gjobë për mbrojtësin, shifra e së cilës nuk bëhet e ditur. Në prag të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve kundër Portos, bardhezinj­të duan të sheshojnë çdo keqkuptim dhe mosmarrëve­shje që ekziston. Një prej tyre është pikërisht përplasja mes Bonuçit dhe Alegrit.

Shembull- Më shumë sesa një dënim për Bonuçin, gjoba që do të vërë Juventusi për mbrojtësin është si një masë për të ndaluar veprimet e tjera të pahijshme në fushën e lojës, të cilat kanë qenë të shpeshta në radhët e bardhezinj­ve. Edhe vetë Bonuçi kërkon të bëhet diçka e tillë dhe do ta pranojë në heshtje këtë gjobën, për t'u dhënë një mësim të mirë lojtarëve të rinj dhe të tjerëve që do të guxojnë të bëjnë sjellje

që turbullojn­ë ujërat në kampin bardhezi. Madje, sipas "Sportmedia­set", kjo gjobë do të shërbejë si një stimul më shumë dhe si një motivim që lojtari të luajë me më shumë grintë në ndeshjen e ardhshme kundër Portos, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania