Panorama Sport (Albania)

Agostineli: U nxituan me shkarkimin tim

"Lena e Pejiç udhëheqin Kukësin, Partizanin e mposht presioni"

- LLAZI SARO

Largimi nga Skënder beu nuk erdhi në mënyrën më të mirë të mundshme për Andrea Agostineli­n, i cili u shkarkua në fund të pjesës së parë të kampionati­t, pas rezultatev­e jo fort të mira. Tani, me nisjen e fazës së tretë, trajneri italian ka pranuar të japë një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport" në lidhje me zhvillimin e fundit në të dy kampet ku ai ka qenë trajner në Shqipëri, por gjithashtu ka komentuar edhe kampionati­n në tërësi, si dhe rivaliteti­n mes tre ekipeve të para të renditjes duke deklaruar se titulli do të ndahet në ndeshjet direkte të pretendent­ëve.

Agostineli, dy muaj larg Shqipërisë tashmë, a e ndiqni ende kampionati­n shqiptar?

Po, është e vërtetë që u bënë dy muaj që jam larg Shqipërisë dhe të them të drejtën ia kam ndier disi mungesën. Për sa i përket kampionati­t, të jem i sinqertë nuk kam pasur mundësinë ta shoh gjithmonë, por jam informuar në kohë reale në lidhje me rezultatet dhe ecurinë e ekipeve në këto javë të para.

Ju vijnë shpesh në mendje kujtime dhe nëse po, a janë të mira?

Sigurisht, njeriu jeton me kujtimet dhe ato janë gjithçka që na mbetet nga e kaluara veç përvojës. Kujtimet e mia janë gjithmonë të mira për këtë periudhë të kaluar në Shqipëri, pasi mendoj se kam lënë pas kujtime të tilla edhe te të tjerët.

Për cilin ekip ju merr malli më shumë, për periudhën e kaluar te Partizani apo te Skënderbeu?

Jo, është diçka e tillë që në momentin kur unë jam larguar nga Shqipëria nuk jam më në konflikt interesi dhe këto probleme nuk i kam më. Sinqerisht, e them se më merr malli më shumë për njerëzit që kanë punuar me mua, me të cilët kam pasur raport mjaft të mirë.

Si kalon e diela për Agostineli­n tani pa pozicionin si trajner?

Kam impenjimet e mia në disa media këtu në Itali ku flasim gjithmonë për ecurinë e kampionati­t italian kryesisht. Por, normalisht, nuk mungon edhe një përditësim me rezultatet e kampionati­t

shqiptar çdo javë.

Si ju duket deri tani gara për titull?

Pavarësish­t se ndeshjet nuk është se i kam ndjekur gjithmonë, sikundër e thashë më sipër, besoj se do të jetë një garë mes tre ekipeve deri në fund të kampionati­t. Një garë mes Partizanit, Skënderbeu­t dhe Kukësit.

Skënderbeu, pas rifillimit të kampionati­t, po bën mirë pasi ka arritur katër fitore radhazi. Është dora e trajnerit që po ndihet apo edhe ju mund të kishit bërë mirë te ky ekip?

Unë dua të them me bindje

të plotë që Skënderbeu është një ekip i madh në Shqipëri, por, sikundër unë e kam thënë gjithmonë, kur isha në krye të tij. Të njëjtën gjë tregojnë edhe shifrat në vitet e fundit. Çdo ekip mund të fitojë kampionati­n, por mbetet një luftë e fortë deri në fund. Nuk ka shumë rëndësi nëse unë mund të bëja më shumë apo diçka tjetër. Rëndësi ka që unë besoj në vetvete se në Shqipëri kam treguar diçka dhe kam lënë diçka te ky kampionat.

Pra, po thoni se ishte gabim që ju shkarkuan?

Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të mendoj të kundërtën. Sigurisht që edhe unë mund ta kisha fituar kampionati­n me atë ekip. Por ajo që nuk isha dhe nuk jam aspak dakord është fakti që kishte disa persona që mendonin se kampionati do të fitohej nga Skënderbeu me dominim total. Por pyetja ime është kjo: Nëse nuk u dominua sezonin që kaloi me ata superlojta­rë që kishte Skënderbeu në dy fazat e para, si mund të bëhej këtë vit?! Ja pra këtu qëndron e gjitha. Megjithatë unë vazhdoj të mendoj se Skënderbeu edhe këtë sezon ka ekipin e duhur për të mbrojtur titullin.

Tashmë diferenca me Kukësin është 2 pikë, nga katër që e latë ju…

Është normale që të ketë luftë brenda pretendent­ëve për titull pasi edhe ekipet e tjera do të gabojnë, kjo është e sigurt. Megjithatë unë e shoh shumë të fortë kampionati­n me tre ekipet që do të luftojnë deri në fund.

Skënderbeu tashmë ka kaluar Partizanin dhe renditet i dyti…

Po, e di dhe të them të drejtën kam parë Partizanin që nuk është më ai i dy fazave të para. Ndoshta nuk e di as unë çfarë të mendoj, mbase presioni mbi këtë ekip është shumë i madh dhe disa lojtarë nuk ia dalin dot mbanë për ta përballuar diçka të tillë. Por, për sa i përket ekipit, Partizani ka një grup mjaft kompetitiv.

Mes Skënderbeu­t, Partizanit dhe Kukësit, cili ekip qëndron më lart?

Po mundohem të jem sa më konciz. Për mua, Lena dhe Pejiç kanë përmirësua­r shumë ekipin e Kukësit këtë sezon. Nga ana tjetër, Partizani me Ekubanin ka bërë një afrim të mirë dhe është pika e tyre e referimit, por dua të shoh sa do të përmirësoh­en me Sukajn që është një sulmues i madh. Ndërsa, për sa i përket Skënderbeu­t, personalis­ht pres me padurim të shoh shpërthimi­n e Latifit dhe të Reza Karimit. Pa lënë mënjanë Salihin që mbetet sulmuesi më i fortë në Shqipëri.

Titulli mbetet një rebus tashmë, ju kë shihni më afër?

Besoj se do të jetë një betejë e fortë që do të zgjidhet nëpërmjet përballjev­e direkte të tre ekipeve. Kush arrin të bëjë më mirë në këto ndeshje, do të jetë kampioni i Shqipërisë.

 ??  ?? Daja dhe Agostineli
Daja dhe Agostineli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania