Panorama Sport (Albania)

Sekreti i minutave të fundit, Bajerni nuk varet nga fati

Psikologu: Rivalët e kampionëve, "luten" në fund

- PËRGATITI: ENIAR IBRO

Bajerni është me fat, favorizohe­t nga ar bitrat apo shënojnë me meritë? Këto janë tri pyetje që ekspertët dhe psikologët e sportit përpiqen t'u japin përgjigje të arsyeshme. Asnjë ekip në Bundesligë nuk luan aq fortë dhe aq me ngulm sa Bajerni në minutat e fundit të ndeshjes. Ekspertët e "Sport1" zbulojnë sekretet e "artilerisë së rëndë" bavareze në minutat e fundit të takimit. Saktësisht në minutën e 95 dhe 59 sekonda, Levandovsk­i barazoi shifrat në 1- 1 në Berlin kundër Hertës duke shënuar golin më të vonë në historinë e Bundesligë­s që nga futja e statistika­ve në vitin 1992. Gol në minutën e 6-të shtesë është shënuar së fundmi më 19 shtator 2014, kur Roni shënoi për Hertën në Fraiburg. "Bonus nga gjyqtarët për Bajernin", akuzoi trajneri i Hertës, Pal Dardai. "Gol me fat", shkruanin mediat nga ana tjetër. Fakt është se këtë sezon Bajerni ka shënuar 6 herë në minutën e 90-të ose në shtesë. 4 fitore në 10 minutat e fundit Bajerni është "vrasësi" i fazës përfundimt­are të një ndeshjeje. Falë golave brenda 10 minutave të fundit, bavarezët kanë fituar katër takime: Në Fraiburg (91'), në Hamburg (88'), ndaj Shalkes (81', 92') dhe në Ingolshtad ( 90', 91'). Ndërsa në Berlin morën një pikë nga goli në minutën e 96-të. Fakt tjetër interesant është se kampionët nuk kanë humbur asnjë pikë pas minutës së 80- të. Kapiteni Lahm jep një shpjegim mbi golat në fund të takimit. "Është më se e qartë që ekipi beson gjithmonë deri në limit. Ndërtimi i lojës, besimi, kualiteti, si dhe shpërqendr­imi i kundërshta­rëve në fund është një nga

arsyet e sukseseve tona", sqaron kapiteni Lahm. Pa golat e tij pas minutës së 80të, Bajerni do të kishte 9 pikë më pak. Nëse një ndeshje do të zgjaste 80 minuta, Lajpcigu do të kishte 2 pikë më pak sesa Bajerni. Gara për titull do të bëhej akoma më interesant­e deri në fund. Psikologu: Golat në fund, jo fat për Bajernin Psikologu i sporteve, Jurgen Valter, në një intervistë për "Web.de" del në përfundim se Bajerni nuk ka shënuar me fat në fund. "Bavarezët luajnë deri në fund dhe përpiqen të shënojnë në limit.

Truri i tyre nuk ndalet dhe dorëzohet, sepse ata kanë bindje në vetvete që do të shënojnë një gol, prandaj nuk mendoj se kanë shënuar me fat", deklaroi psikologu fenomenin e golave të vonë të kampionëve duke shtuar më tej: "Në aksionin e fundit në Berlin u pa qartë që mbrojtësit e Hertës nuk po mbronin siç duhej. Çfarë u shkon nëpër mend lojtarëve gjatë këtij momenti? Shumë sportistë urojnë që të mos ndodhë e keqja, por në fakt ndodh, pasi peshon më shumë pasiguria sesa besimi në vetvete", tha psikologu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania