Panorama Sport (Albania)

MINUTAT

-

3' Lika rrezikon duke mos larguar siç duhet një top të kthyer nga mbrojtësit e tij, duke e çuar në goditje nga këndi. 7' Ekuban ul bukur me kokë një top për Fejzullahu­n, i cili gjuan fluturimth­i, por traversa i mohon golin.

9' Taku provon të befasojë Hoxhën me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon mbi kuadrat.

12' Trashi ekzekuton një goditje dënimi dhe kroson bukur në zonë, ku Malota me kokë gjuan saktë dhe mposht portierin Lika, 1-0.

16' Taku hedh një top në zonë dhe Cise arrin të gjuajë përballë Hoxhës, i cili del saktë dhe devijon në goditje nga këndi, duke shmangur një gol të sigurt.

35' Ekuban fiton duelin me dy mbrojtës të Tiranës dhe gjuan fort në drejtim të portës, por është i pasaktë.

36' Krosim i rrezikshëm në zonën e Partizanit. Hoxha del në momentin e duhur dhe grushton saktë.

44' Batha shfrytëzon në mënyrën më të mirë një top të krosuar nga krahu i djathtë dhe gjuan me kokë, por Lika grushton me vështirësi.

47' G.Lika kroson në zonë dhe portieri Hoxha gabon në daljen e tij, ndërsa shkon te Teqja, i cili, i pambuluar nga mbrojtësit e kuq, me portën e boshatisur shënon, 1-1. 60' Ekuban përfiton nga një gabim i Hoxhallari­t, që në tentativë për të larguar topin nga zona e tij, jep një asist për sulmuesin e kuq dhe përballë Likës gjuan fort, por "gardiani" bardheblu arrin të grushtojë.

69' Vila provon me një goditje të fortë rrafsh me tokën nga jashtë zone, por nuk topi përfundon jashtë.

71' Aksion i bukur për skuadrën e Partizanit në të majtë të sulmit dhe Fejzullahu shërben për Torasën, i cili, pasi krijon hapësirë, jep një pasim të saktë për Ekubanin në vijën e parë të portës. Sulmuesi fiton dyluftimin me Teqjen dhe e ndal topin në rrjetë, 2-1.

75' Cetkoviç kërkon kuadratin me një gjuajtje direkte nga goditja e dënimit, por Lika tregohet i saktë në grushtim. 90'+3' Krosimi në zonën e Partizanit nga një goditje dënimi dhe Turtulli me kokë gjuan, por topi shkon jashtë kuadratit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania