Panorama Sport (Albania)

alili: Nuk largohem nga Tirana pa fituar der in

"Partizani e meritoi, ne i kemi që të gjithë kundër"

- ADELA MERKO

Refik Halili tregohet realist. Presidenti i Tiranës e thotë hapur se Partizani e meritoi fitoren, e megjithatë shfaq edhe rezervat e tij për gjykimin. Ai shkon më larg se kaq, ndërsa i jep për të parën herë përgjigje publike kërkesës së tifozëve bardheblu për dorëheqjen e tij nga drejtimi i Tiranës. "U luajt futboll dhe fitoi më i miri. Fati nuk ishte me ne, shpresojmë që të vazhdojmë garën deri në fund dhe të arrijmë deri aty ku meritojmë që të shkojmë", kështu e nis deklaratën e tij për mediat Halili. I mërzitur pas një tjetër humbjeje në derbi, që i bën shifrat edhe më të frikshme, pasi zyrtarisht kanë 12 ndeshje pa e mposhtur Partizanin.

Gjykimi

Presidenti thekson se Tirana e tij i ka të gjithë kundër, ndërsa nuk ka harruar që të evidentojë gabimet e gjykimit në derbin e 148-të të historisë. "Ne do të vazhdojmë të luajmë, edhe pse e dimë që i kemi të gjithë kundër. Por le të vazhdojnë, le të bëjnë punën e tyre. Të jemi të qartë, se këtu nuk e kam fjalën për tifozët e Tiranës, sepse ata vazhdojnë të jenë oksigjeni i këtij klubi, pavarësish­t qëndrimit të tyre ndaj meje", theksoi Halili, i cili evidenton se gjithçka kishte të bënte me rastet e moviolës. Komploti

Presidenti u ndal gjerësisht edhe te tifozët. Ata vazhdojnë bojkotin, madje në shenjë proteste edhe dje nuk ishin në stadium. Mungesa e tyre ndihet dhe vetë kreu i bardhebluv­e e ka të qartë. Megjithatë, ai saktëson se këtu ka komplot. Pa përmendur emra, ai deklaron se bëhet një lojë. "Ata janë një pjesë e domosdoshm­e e këtij ekipi dhe kjo u pa edhe sot (dje). Por më vjen keq që ka disa njerëz brenda, të cilët po e kthejnë në lojë. Tifozët kanë të drejtën e tyre të dëgjojnë kë të dëshirojnë, ndaj le të ndjekin rrugën e tyre. Unë, nga ana tjetër, do të vazhdoj rrugën time", u shpreh prerazi Halili.

Premtimi

"Tirona Fanatics" kanë deklaruar se, pa u larguar Refik Halili nga drejtimi i 24 herë kampionëve të vendit, ata nuk kanë në plan që të rikthehen në stadium. Megjithatë, në lidhje me këtë temë, është vetë presidenti që jep një përgjigje. Ndoshta në emocion e sipër, apo edhe në formë batute, ai sqaroi të ardhmen e tij. "E thashë se do të vazhdoj rrugën time deri në fund, do të qëndroj te Tirana derisa të fitoj me Partizanin në derbi. Kur të fitoj kundër Partizanit, do të largohem nga Tirana", përfundoi numri një i klubit bardheblu.

 ??  ?? Starova, cigare edhe për... festë
Starova, cigare edhe për... festë
 ??  ?? Ne jemi tre shqiponja…
Ne jemi tre shqiponja…
 ??  ?? Bardheblut­ë pas golit të Teqjes
Bardheblut­ë pas golit të Teqjes
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania