Panorama Sport (Albania)

Të rinjtë, ngushëllim­i i vetëm i bardhebluv­e

-

Tirana po kalon një ndër vitet më të sikletshëm në historinë e vet. Edhe në vitin 2014, kur rrezikuan rënien, nuk ishin më të pashpresë se këtë sezon. "Makthi" në derbi vazhdon, kanë 4 humbje radhazi, merkatoja iu bllokua dhe borxhet e shumta vazhdojnë të jenë shqetësim permanent. Gjithsesi, përtej 1001 problemeve, kanë me se të ngushëlloh­en. Mjafton të shohësh Albi Dokën, por edhe të rinjtë e tjerë premtues që kanë në organikë dhe vetvetiu klubi 24 herë kampion mund të ndihet krenar. Ndoshta asgjë nuk ka shkuar siç duhet në këto 22 javë kampionat, por të paktën kanë fituar një element cilësor si mbrojtësi i linjës së djathtë. I sigurt në çdo veprim, i saktë në çdo pasim dhe korsim, aq sa arriti t'i bënte "bllokadë" Mazrekajt, një ndër lojtarët më të mirë që ka Partizani. Paraqitja e tij e mirë nuk u ka shpëtuar kurrsesi menaxherëv­e dhe skautëve që ishin dje në "Selman Stërmasi". Mosha e tij e ri, vetëm 19 vjeç, sigurisht që jep garanci për të ardhmen. Dhe nëse Tirana arrin ta menaxhojë siç duhet, e sigurt është që ai do arkëtojë një shumë të mirë të hollash. Edhe pse të gjithë prisnin shpërthimi­n e Merveil Ndokyt, lojtari që sipas klubit i shkon kartoni në 700 mijë euro, e sigurt është që vëmendjen e mori pikërisht Doka. Kongolezi nuk bëri asgjë, madje mund të thuhet pa frikë që ishte një ndër më të dobëtit në fushë. Ai ishte i pasigurt në çdo veprim dhe gaboi në pjesën më të madhe të pasimeve, gjë që u kushtoi jo pak bardhebluv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania