Panorama Sport (Albania)

Josa në kundërsulm: Nuk jam nën presion, ja ku gabuam

Trajneri i Tiranës, i shqetësuar për rezultatet e ekipit

-

Mirel Josa është duke kaluar një prej momenteve më të vështira në karrierë. Trajneri i Tiranës pësoi humbjen e katërt radhazi në katër sfidat e fundit, në një kohë që rrezikon shumë për t'u përfshirë në vallen e skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Teqja me golin e barazimit krijoi idenë se Tirana mund ta fitonte "derbin". Në fund, Josa u shpreh i mërzitur për humbjen.

Josa

Në prononcimi­n e tij për "SuperSport", tekniku i Tiranës deklaroi: "Unë, në përgjithës­i, me fillimin e pjesës së dytë nuk jam i kënaqur fare. Pjesa e parë ishte një lojë disi më e mirë për ne. Në fillimin e së dytës, edhe pse shënuam golin, nuk jam i kënaqur, sepse Partizani kishte njëfarë epërsie territoria­le. Ne gabuam përsëri në krah të majtë, në daljen e Likës dhe Moises që humbi topin. Topin duhej ta kishim ne dhe nuk ishim në gjendje të rreshtohes­him në mes të fushës. Pastaj, me futjen e Cetkoviçit në lojë, Partizani u bë më i zhdërvjell­ët përpara". Pas barazimit, i latë fushë të lirë veprimi Partizanit. Kjo, për faktin se ishit të kënaqur me barazimin dhe menduat vetëm për t'u mbrojtur? "Kishte momente që lojën e kishim radhazi ka pësuar Tirana deri tani në kampionat. Bardheblut­ë janë mundur fillimisht në Durrës nga Teuta, në Laç, nga Kukësi dhe dje në "derbin" me Partizanin. Skuadra rrezikon seriozisht të përfshihet në vorbullën e mbijetesës.

nën kontroll, por kishte të tjera që ne e humbëm zotërimin. Jam dakord me ju kur thoni që mbrojtja nuk bëhet vetëm duke u tërhequr. Të mbrohesh, duhet edhe që të qarkullosh dhe ta kesh topin në zotërim. Në momentet që e zotëruam topin shumë herë në qendër të mesit të fushës, ose me anë të dy qendrave majtas apo djathtas, nuk mundëm të bënim atë pasimin që do të na jepte hapësira përpara në zotërimin e lojës. Në këto momente e fitonte zotërimin Partizani dhe ktheheshim sërish në pozicione të tërhequra", tha fillimisht Josa. Ndërsa, i pyetur nëse ndihet nën presion për faktin se skuadra numëron katër humbje radhazi, tekniku përgjigjet: "Në presion nuk më vendos fare. Normale që katër humbje janë shumë për Tiranën, por e kam parasysh se çfarë skuadre kam dhe çfarë elementesh kam në skuadër, për të cilët duhet që të vazhdojmë të përmirësoh­emi patjetër. Normale që humbja në derbi nuk është e mirë për ne. Kemi ndeshjen me Vlorën dhe do të shohim se si do të veprojmë. Duke pasur parasysh mungesat që do të kemi ndaj Flamurtari­t, ku një është i sigurt, do të shohim se si do ta vendosim skuadrën dhe çfarë lojtarësh do të luajnë. Unë e di se çfarë lojtarësh kam të gatshëm për të m'u përgjigjur". A jeni i shqetësuar për faktin që po afrohen ekipet e fundit të tabelës së klasifikim­it? "I shqetësuar jam, sepse të gjithë ekipet dinë të luajnë futboll. Të gjithë kërkojnë të marrin pikë, ndaj ky shqetësim është. Duhet të shohim shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë. Unë i pari dhe pastaj futbollist­ët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania