Panorama Sport (Albania)

Replika e Luftëtarit: Mos na kërkoni të bëjmë ligjin!

-

Deklarata e Sulejman Starovës se Luftëtari shkoi për të humbur në Korçë ka zhgënjyer drejtuesit e klubit gjirokastr­it. Dje në mbrëmje, në një reagim për "Panorama Sport", shefi i klubit Gentian Nora iu përgjigj trajnerit të Partizanit. "Ky është një mendim i gabuar. Luftëtari, sipas opinioneve, duhet të ishte në vend të fundit, prandaj nuk i marrim parasysh, sepse kanë qenë deri tani të gabuara. Partizani të shikojë ndeshjet e tij. Në Gjirokastë­r humbën, por edhe Skënderbeu do të ketë të njëjtin fat dhe ndoshta nga kjo përfiton Partizani, por neve nuk na intereson. Rëndësi ka të fitojmë zemrat e tifozëve tanë, kjo na lumturon. Këto janë llogari të gabuara, sepse nëse fitonim në Korçë dhe Kukës, atëherë do të ishim edhe ne pretendent­ë dhe Partizanit i shtohej një kundërshta­r për titull. Vërtet po ua zbukurojmë Superligën, por mos na kërkoni që edhe të bëjmë ligjin", deklaroi Nora.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania