Panorama Sport (Albania)

Ekuban: Ja pse vrapova te goli, tani radha e Kukësit

"Preferoj sukseset kolektive, shokët më mbështetën pas Teutës"

- ILIR CARA

Kaleb Ekuban është kthyer sërish, pasi dje sulmuesi ka shënuar golin e parë për 2017ën, i pari edhe në derbi. Pas ndeshjes, Ekuban sqaroi mënyrën e festimit të golit, si dhe kërcënon Kukësin. "Ky është njëkohësis­ht edhe goli im i parë në derbi, aq sa u gëzova aq shumë sa nuk arrita të festoja si duhet, pasi doja vetëm të vrapoja te tifozët. Këtë radhë ishte diçka e bukur, pasi arrita të festoja me ata që na besuan që në fillim të edicionit, si dhe tifozët që erdhën në masë për të na parë për të fituar këtë derbi. Golin ua dedikoj shokëve të ekipit, të cilët edhe pas ndeshjes me Teutën më kanë mbështetur të gjithë dhe besoj se ua shpërbleva sot (dje) në derbi", u shpreh fillimisht Ekuban që dje ka shënuar golin e 10-të për "demat".

Kukësi- "Jemi me fat që ndeshjen direkte me Kukësin e kemi javën që vjen dhe do të shkojmë atje për të fituar dhe u afruar me ata në klasifikim. Në dy përballjet e mëparshme me Kukësin kam momente që akoma i kujtoj. Ndeshja e fazës së parë ka qenë ndër më të këqijat për mua në këtë sezon, ku gjatë gjithë ndeshjes kam kapur vetëm tre topa. Në ndërsa në fazën e dytë më kujtohet goli që m'u anulua, një prej golave më të rregullt të anuluar në këtë kampionat. Shpresoj që kësaj here të jetë momenti për të treguar veten edhe ndaj Kukësit. Por është një ndeshje e vështirë dhe ne do e përgatitim si këtë, të gatshëm për të menduar

vetëm për fitoren. Me sa duket në atë ndeshje vijërojtës­i nuk më pa duke u nisur dhe ishte jashtë pozicionit", vijoi sulmuesi.

Skautët - "Prania e skautëve në një ndeshje derbi është më se normale. Nuk jam në dijeni nëse ka qenë ndonjë për mua, por nëse ka qenë shpresoj që të

ketë shkruar gjëra të mira", shpreh italo-ganezi.

"Këpuca e Artë"- "'Këpuca e Artë' është gjithmonë një trofe personal, por unë që kur kam lindur kam preferuar trofetë kolektivë. Sinqerisht, preferoj kampionati­n para ' Këpucës së Artë'", u shpreh Ekuban pas derbit.

 ??  ?? Të kuqtë duke festuar golin e Malotës
Të kuqtë duke festuar golin e Malotës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania