Panorama Sport (Albania)

"Golin e parandjeva, dedikim për familjen dhe tifozët"

-

Derbi i fundit ka qenë fatsjellës për mbrojtësin Renato Malota, pasi goli i tij i hapi rrugën fitores së "demave". Lezhjani nuk e fsheh kënaqësinë dhe golin që ia shënoi Tiranës ia dedikon familjes së tij dhe tifozëve të Partizanit. Malota pohoi pas takimit për mediat se golin e kishte parandier së bashku me Krasniqin dhe shpreson që ecurinë e 2017-ës ta vijojë sa më gjatë. Në fundjavë Malota shkon si "ish" në Kukës, ku e pret një ndeshje e veçantë.

Si u ndje Renato Malota me golin që shënoi në derbi, gol i cili i hapi rrugën fitores së Partizanit?

Realisht u ndjeva mjaft mirë, pasi dihet se çfarë vlere ka goli në derbi. Me thënë të drejtën, sikur e kishim parandier këtë gol, pasi së bashku me Krasniqin ishim të bindur se njëri prej nesh do të shënonte. Kjo gjë u pa edhe në mënyrën e festimit të golit. Më bëhet shumë qejfi që kontribuov­a në fitoren e Partizanit në këtë takim. Kujt ia dedikoni golin e parë që shënuat me Partizanin? Golin ia dedikoj familjes sime dhe tifozëve të Partizanit. Aventura juaj nuk nisi mirë te të kuqtë, por 2017-ta ju ka sjellë më shumë fat, duke luajtur dhe gjetët edhe golin në derbi... Kur kam ardhur te Partizani, kam pasur një dëmtim të vogël që më penalizoi për pak kohë, por fatmirësis­ht gjithçka e kam kaluar dhe viti i ri më ka gjetur në formë të mirë dhe kështu po luaj dhe kontribuoj për ekipin. Mendoj se po bëj një paraqitje të mirë, por janë të tjerët ata që e vlerësojnë punën time. Pjesën e dytë të derbit nuk e nisët mirë. A patët frikë pas barazimit se nuk do të shkonit te fitorja? Të them të drejtën, te goli i pësuar nuk u morëm vesh dhe ndonëse ishim shumë në zonë neglizhuam në ndërhyrjen përfundimt­are. Frikë nuk kemi pasur për asnjë moment. Pa barazimit treguam forcë, karakter dhe të gjithë bashkë arritëm të mposhtim Tiranën.

Mund të themi që kjo javë punoi për Partizanin, duke ditur se Kukësi u frenua në Laç?

Duke parë rezultatin ashtu rezulton, por ne si Partizan shikojmë punën tonë dhe duke i marrë ndeshjet një e nga një do të kërkojmë maksimumin çdo javë.

Në fundjavë riktheheni si ish-kapiten në Kukës...

Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, por më mirë le t'ia lëmë fushës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania