Panorama Sport (Albania)

Demi: Fitorja, me Tiranën ndeshje e radhës

-

Pas fitores 2-0 në derbin e 8 dhjetorit, presidenti i Partizanit, Gaz Demi, u shpreh për "Panorama Sport" se sa të ishte ai në krye të "demave", Tirana nuk do të fitonte asnjë takim. Presidenti i të kuqve së fundmi thotë se asokohe e ka thënë me shaka, por ecuria e skuadrës në derbi po e kthen në të vërtetë premtimin e tij. Pas ndeshjes, Demi ishte shumë i kënaqur duke i rezervuar një përshëndet­je speciale nga tribuna VIP ekipit, por kryesisht trajnerit Starova. Pas ndeshjes, për "Panorama Sport" presidenti i të kuqve u shpreh: "Shprehjen se sa të jem unë president i Partizanit, Tirana nuk fiton asnjë derbi e thashë me shaka asokohe. Por duke parë ecurinë, ajo po bëhet realitet, aq më shumë me fitoren e fundit ndaj tyre. Gjithsesi nuk ka vend për shumë entuziazëm, pasi për ne ishte një sukses i radhës që vlen tri pikë. Pra është trepikëshi i radhës që na mban në garën për titullin kampion. Ia keni marrë dorën Tiranës? Ishte një ndeshje e luftuar kjo e fundit, por arritëm ta fitojmë, kjo ka rëndësi për ne. Tani të përqendroh­emi te ndeshja e radhës me Kukësin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania