Panorama Sport (Albania)

Sukaj ndihet gati, por takimin e pa nga tribuna

-

Xhevahir Sukaj pritet që të ishte pjesë e derbit të djeshëm, duke parë edhe angazhimin e tij gjatë javës stërvitore për ndeshjen ndaj bardhebluv­e. Ndonëse trajneri Starova gjatë javës e provoi edhe në formacioni­n e mundshëm, dje sulmuesi, jo vetëm që nuk ishte në fushë, por as në stol. Sukaj e ndoqi derbin nga tribuna VIP dhe mosprania e tij në këtë takim hodhi shumë dyshime, ku mes tyre bënte pjesë edhe mosardhja e kartonit nga skuadra malajziane, Perak. Por, në një prononcim pas ndeshjes, për "Panorama Sport", Sukaj sqaroi pozicionin e tij. "Mendoj se jam gati për të luajtur, por në fund bashkë me stafin teknik e vendosëm që të mos përfshihem as për këtë takim. Nuk ka gjë të vërtetë në lidhje me dokumentac­ionin, pasi gjithçka është në rregull. Thjesht ka qenë një zgjidhje e stafit dhe e imja që edhe këtë ndeshja ta ndiqja nga tribuna, duke mos u përfshirë me grupin. Gjithsesi, shijova një fitore të madhe në derbi", u shpreh Sukaj për "Panorama Sport".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania