Panorama Sport (Albania)

"Derbin e fitoi më i miri, na duhej ky sukses"

-

Emiljano Vila ka qenë ndër më të mirët për Partizanin në derbi. Pas ndeshjes, ai tha se derbin e fitoi më i miri. "Është e vërtetë që me Tiranën bëjmë ndeshje të mira dhe më vjen mirë që ekipi fitoi sot (dje) dhe dhuroi një paraqitje të mirë. Një hap fals nuk duhej të falej nga ana jonë, pasi nuk e kemi nisur mirë fazën e tretë. Ne morëm atë që donim në këtë takim dhe jam i kënaqur për këtë. Çdo ndeshje ka vështirësi­të e veta, pasi në 90 minuta edhe mund të fitosh dhe të humbasësh. Derbi mendoj se ka shumë vështirësi, por në fund fitoi më i miri. Kjo fitore na ka rritur shumë moralin, pasi kemi pasur gjendje jo të mirë psikologji­ke. Kampionati është shumë i fortë dhe i tillë do të jetë deri në ditën e fundit, pasi na presin shumë ndeshje të forta. Pozicioni? Nuk e kam problem, mundohem të jap maksimumin aty ku trajneri më aktivizon dhe ka nevojë", shprehet Vila.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania