Panorama Sport (Albania)

Gol i parregullt dhe penallti e mohuar, Tirana: Dënoni arbitrin

Moviola, reklamohen një gol dhe penallti e mohuar

-

Derbi i kryeqyteti­t (i 148- ti) është sho qëruar sërish me polemika dhe kontestime për momente të veçanta. "Xhaketat e zeza" janë vendosur edhe një herë nën akuzë nga bardheblut­ë për momente, të cilat duhet të ishin vlerësuar ndryshe. Me anë të një reagimi në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook", KF Tirana ka reklamuar padrejtësi­të e kryera nga kryesori Meta. Skuadra 24 herë kampione ka evidentuar momentin e minutës së 12- të për pozicionin jashtë loje të Malotës, pas krosimit të Trashit dhe atë të minutës së 25- të, kur Trashi prek topin me dorë pas krosimit të Merveil fare pranë arbitrit pas portave, Beqiri. Reagimi

"KF Tirana dënon në mënyrë të përsëritur gjykimin. Sot ( dje) Kridens Meta vendosi së bashku me ndihmësit e tij rezultatin e ndeshjes duke lejuar një gol të parregullt, mohuar një 11metërsh dhe ndikuar në mënyrë konstante kundër Tiranës. Nuk është rastësi që në dy vitet e fundit është akorduar vetëm një 11metërsh në 58 ndeshje, ashtu siç nuk është rastësi që të njëjtët gjyqtarë rikthehen për të vendosur atë që kanë paracaktua­r. KF Tirana dënon publikisht gjithçka ka ndodhur sot (dje) në një ndeshje që nuk meritonte të mbyllej ashtu. KF Tirana do të kërkojë në Federatën Shqiptare dënimin e gjyqtarit Kridens Meta dhe ndihmësve të tij që sot (dje) përcaktuan humbjen", shkruhej në postimin e KF Tiranës shoqëruar me foto të dy momenteve në fjalë.

Ironia e fatit

Disa javë më parë, ishte Partizani që u ankua me të drejtë për një moment moviole. Në përballjen me Kukësin, Kaleb Ekuban ka realizuar një gol në pozicion dukshëm të rregullt, por për anësorin e atij takimi, sulmuesi i të kuqve është nisur në pozicion jashtë loje. Si për ironi të fatit, anësori në fjalë është i njëjti me atë të këtij derbi, Denis Rexha. Në momentin e ekzekutimi­t të goditjes së dënimit në minutën e 12-të nga Trashi, anësori Rexha nuk ka vënë re që Malota ka qenë në pozicion jashtë loje për të shënuar golin e avantazhit për të kuqtë. Ironi e fatit apo borxh i vjetër, moviola ka evidentuar tjetër gabim të rëndë në një ndeshje që arbitrohet nga gjashtë arbitra.

 ??  ?? Dy rastet për moviolë
Dy rastet për moviolë
 ??  ??
 ??  ?? Koreografi­a e shpalosur nga "Ultras Guerrils" është e kopjuar nga tifozët e Real Oviedos, shpjeguar edhe nga "Tifozët e Shqipes", faqja e dedikuar për ultrasit.
Koreografi­a e shpalosur nga "Ultras Guerrils" është e kopjuar nga tifozët e Real Oviedos, shpjeguar edhe nga "Tifozët e Shqipes", faqja e dedikuar për ultrasit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania