Panorama Sport (Albania)

Gjykimi, notë pozitive për Hamitin

-

Laçi-Kukësi ishte një ndeshje shumë delikate, madje në sektorin e gjykimit në FSHF kanë qenë në dilemë deri pak orë para takimit se cilit duhet t'ia besonin arbitrimin. Në fund u vendos për një treshe nga Lezha me kryesor Eldorian Hamiti dhe anësorë Ridigert Çokaj e Paulin Simoni. 95 minutat e zhvilluara në Laç u gjykuan me shumë kompetencë nga Hamiti, i cili veproi drejt edhe në një pretendim të Kukësit për penallti në minutën e 82-të. Sulmuesi Guri, në një dyluftim me Gjonin, u rrëzua brenda zonës dhe pamjet filmike i japin të drejtë gjyqtarit, që vazhdoi lojën dhe nuk akordoi penallti.

 ??  ?? Një grup prej 30 tifozësh të Kukësit kishin udhëtuar drejt Laçit për të mbështetur skuadrën e zemrës në këtë transfertë të vështirë. Në fund, edhe lojtarët u përshëndet­ën me tifogrupin "Mërgata".
Një grup prej 30 tifozësh të Kukësit kishin udhëtuar drejt Laçit për të mbështetur skuadrën e zemrës në këtë transfertë të vështirë. Në fund, edhe lojtarët u përshëndet­ën me tifogrupin "Mërgata".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania