Panorama Sport (Albania)

MINUTAT

-

2' Rasti i parë i takon Laçit, me mesfushori­n Regi Lushkja që tenton nga distanca, por pret Koliçi në dy kohë.

3' Lena kroson në zonë, aty ku Pejiç shfaqet i lirë dhe gjuan bukur me të majtën, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

7' Musaj harkon në zonë nga e djathta, teksa Serxhio dhe Shameti dalin huq dhe "sfera" shkon te Mensah, që gjuan direkt me të djathtën, por topi përplaset në traversë.

14' Lojtari kuksian i Laçit, Jonuzi, godet nga distanca, por pa problem për Koliçin.

21' Serxhio Zhunior gjuan tokazi nga afërsia e zonës, me topin që devijohet nga Shameti dhe pritet pa vështirë nga Koliçi.

32' Nika lëviz mirë në krahun e majtë dhe më pas gjuan fuqishëm tokazi, teksa topi prek shtyllën pingule dhe del jashtë.

33' Serxhio jep një asist fantastik për Vucajn brenda zonës, aty ku fantazisti bën një akrobaci, por topi përfundon jashtë.

35' Musolli shpërthen në qendër të sulmit, shërben te Dvornekovi­ç i lirë në zonë dhe kroati gjuan direkt, por pret Selmani.

37' Lushkja i rrëmben një top Eminit dhe pason te Mensah. Sulmuesi ganez gjuan fort me të majtën, por vetëm rrjetë e jashtme.

46' Emini tenton me një goditje tokazi nga jashtë zone, pret Selmani. 54' Spektakël i Mensah, driblon dy lojtarë dhe më pas gjuan nga 22 metra, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

66' Pejiç u vidhet mbrojtësve të Laçit dhe i ndodhur brenda zonës shërben tek Emini, që në një pozicion ideal shënimi gjuan dobët, duke humbur një rast të artë.

67' Lushtaku kroson në zonë nga goditja e këndit, Emini kërcen me kokë, por Selmani bën mrekullinë, duke grushtuar mrekullish­t.

68' Rrumbullak­u kroson në zonë, aty ku Lena në një pozicion të mirë shënimi gjuan fort me të djathtën, por ngjitur me shtyllën.

70' Jonuzi tenton nga distanca, por pret Koliçi.

81' Lushtaku kroson në zonë nga një goditje dënimi, me Pejiçin që devijon topin me kokë, por është i pafat, pasi përplaset në shtyllë. 85' Mensah lëshon një predhë nga jashtë zone, ngjitur me shtyllën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania