Panorama Sport (Albania)

Sinella: Nuk kuptohej kush ishte i pari dhe i parafundit

Trajneri i Laçit: Lamë dy pikë me Kukësin

-

Trajneri i Laçit, Bledar Sinella, ndien keqardhje që skuadra e tij nuk arriti të fitonte ndaj Kukësit. Në prononcimi­n pas ndeshjes, Sinella theksoi se ekipi i tij la dy pikë. Madje, ai nuk ngurroi të ironizonte, duke deklaruar: "Nëse do të shikonte ndeshjen një që nuk njeh skuadrat e kampionati­t shqiptar, nuk do ta kuptonte kush ishte në vend të parë dhe të parafundit. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe doli siç donim ne. E dominuam lojën në çdo drejtim. Më kënaq loja dhe shpirti i skuadrës, por në fund janë dy pikë të humbura që dhembin. Duke sulmuar, normalisht që do të rrezikosh edhe prapa".

Mungesa e golit

I pyetur për problemet në finalizim, Sinella pranoi se Laçi nuk ka një sulmues race, që shënon rregullish­t. Aktualisht në përbërje të bardhezinj­ve qendërsulm­ues është vetëm Alush Kanapari, ndërsa lojtarët e tjerë janë më shumë të prirë për të luajtur nga krahët. "Për të marrë tri pikë mjafton edhe një gol. Ne vuajmë me rastet e humbura dhe duhet të përmirësoh­emi në finalizim. Edhe me Skënderbeu­n në Kupë shpërdorua­m shumë. Sidoqoftë, jam i kënaqur me rezultatet dhe lojën që kemi zhvilluar në javët e fundit. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, edhe rezultatet e mira do të vijojnë. Na mungon një sulmues race, ndaj e ndërtojmë lojën pa një të tillë. Dalim mirë deri në portë, por duhet të përmirësoh­emi në goditjen e fundit",

ka thënë Sinella.

Besimi te mbijetesa

Trajneri i Laçit është i bindur se skuadra e tij nuk do ta diskutojë qëndrimin në Superiore. "Kemi pak alternativ­a nga stoli, plus që na kanë dëmtuar shumë edhe mungesat e Rajoviçit dhe Sefgjinit. Megjithatë, edhe me një grup të kufizuar lojtarësh, jam i bindur se mund ta përballojm­ë me sukses kampionati­n. Këtë e treguam edhe sot ndaj një kundërshta­ri që kryeson kampionati­n. Po të mos e dije renditjen, nga loja sot nuk mund të gjeje ndonjë dallim midis të dyja skuadrave", përfundoi deklaratën kreu i pankinës kurbinase.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania