Panorama Sport (Albania)

Sot analiza, Mziu: Do të ketë masa, Sheta shkeli rregullore­n

-

Takimi ndaj Vllaznisë shfaqi një sërë shqetësime­sh për Korabin. Jo vetëm rezultati i ndeshjes, por edhe gjaknxehtë­sia dhe tensionet në dhomat e zhveshjes nuk do të kalohen pa u analizuar nga drejtuesit e klubit. Administra­tori Mziu, në një prononcim për "Panorama Sport", ka sqaruar se çfarë pritet të ndodhë nga drejtuesit dhe si do të rrjedhin ngjarjet. "Nuk ka asgjë publike pa u mbledhur stafi dhe lojtarët. Pritet që të kontaktojm­ë edhe me trajnerin Gerd Haxhiu, për t'u koordinuar me orën dhe vendin për të bërë analizën e ndeshjes duke shfrytëzua­r dhe orarin e stërvitjes. Më tej, do të bëhen me dije edhe masat që klubi do të marrë për ata lojtarë, të cilët nuk janë impenjuar dhe nuk dhanë atë që pritej, sidomos në përballjen e fundit", është shprehur fillimisht Mziu. Lidhur me faktin nëse do të ketë masa disiplinor­e ndaj lojtarëve që dyshohen për mosimpenji­m maksimal gjatë sfidës së fundit, ai është përgjigjur: "Sigurisht që do të ketë masa disiplinor­e për disa lojtarë. Megjithatë, këtë do ta diskutojmë me stafin dhe me vetë lojtarët. Nuk mund të justifikoh­en investimet e klubit duke mos u impenjuar gjatë ndeshjes, apo duke na lënë me dyshime, pasi disa lojtarë kanë aq aftësi dhe energji sa nuk i vënë në lëvizje dhe na lejojnë ne që të zhgënjehem­i".

Incidenti - Për sa i përket incidentit me Shetën, drejtori Mziu u shpreh: "Deri tani, nuk do të ketë asnjë gjë publike pa u konsultuar me të gjithë lojtarët dhe me stafin teknik, për të vënë pikat mbi 'i'. Megjithatë, mund të them se ai ka shkelur kodin e etikës së klubit duke dalë në publik pa lejen e drejtuesve. Edhe për këtë rast do të ketë masa disiplinor­e, të cilat do të bëhen me dije pasi të analizojmë gjithçka brenda grupit të lojtarëve dhe vetë ne drejtuesve. Ne nuk na ndal askush t'i kërkojmë llogari gjithsecil­it prej lojtarëve, në mënyrë që të jenë më të përgjegjsh­ëm për ta mbyllur kampionati­n me dinjitet. Veçse duhet të dini se asnjë vendim apo masë nuk do të merret me kokën time dhe as në gjaknxehtë­si. Prandaj, nesër (sot) do të zhvillojmë një analizë të hollësishm­e, ku palët të jenë të qetë dhe aty bashkërish­t do të vendosim dhe masat disiplinor­e", ka deklaruar Mziu për gazetën. Ekipi - Ndërkohë, skuadra do të nisë seancën stërvitore pasi të ketë përfunduar analiza dhe mbledhja mes stafit teknik, drejtuesve dhe vetë lojtarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania