Panorama Sport (Albania)

Daja mban fjalën, e hëna pushim

-

Ditën e djeshme ekipi ka qenë pushim total, teksa një pjesë e lojtarëve kanë zgjedhur të largohen drejt Tiranës menjëherë pas takimit, ndërsa pjesa tjetër mbeti në Korçë. Ashtu sikundër u bë me dije që pas ndeshjes kundër Luftëtarit, Daja u kishte premtuar të tijve që vetëm në rast fitoreje do të ndodhte një gjë e tillë dhe futbollist­ët e kanë fituar vetë bastin me trajnerin dhe pikërisht kështu ka ndodhur. Pritet që bardhekuqt­ë të nisen sot drejt rezidencës së tyre në Durrës. Numri një i pankinës bardhekuqe ka njoftuar të tijtë se sot, në orën 12:00, të gjithë duhet të jenë prezentë në stërvitjen e parë që do të nisë javën anti-Vllaznia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania