Panorama Sport (Albania)

Hodo: Të vazhdojmë fitoret, ndaj Korabit vetëm për triumf

-

Pas fitores së arritur në Vlorë, trajneri Magani ka zhvilluar një seancë të lehtë për lojtarët që luajtën ndaj Flamurtari­t, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është stërvitur normalisht. Ndërkohë që peqinasi ka lënë pushim ekipin ditën e sotme, autori i golit Tarik është larguar drejt Serbisë fill mbas ndeshjes me Flamurtari­n. Mesfushori Hodo, i cili në ndeshjen e fundit e nisi takimin nga stoli, shprehet se skuadra po rritet dhe se ekipi po tregon se nuk e do këtë pozicion dhe po punon për këtë gjë. Durrsaku më tej shton se ndaj Korabit do të jetë shumë e vështirë dhe pse shumë kush e mendon të lehtë ai ka opinion të kundërt. Sipas tij, kjo ndeshje duhet përgatitur mjaft mirë që të shmangen surprizat e pakëndshme në këtë moment shumë të mirë për ekipin e Teutës. "Fitorja në minutën e fundit të takimit na ka dhuruar një gëzim shumë të madh, por gjithashtu e dimë që ai gëzim mbaroi aty pasi na presin ndeshje të tjera. Jam i lumtur që mundëm një kundërshta­r direkt dhe se morëm tri pikë në transfertë. Kemi disa javë që luajmë mirë, por s'kemi marrë rezultatin e kërkuar dhe të merituar, në ndeshjen e fundit dhe me pak fat ia arritëm të dilnim me tri pikë. Tani na pret një ndeshje po aq e vështirë, ajo ndaj Korabit. Nuk duhet të bëjmë gabimin që ta nënvlerëso­jmë kundërshta­rin. Pavarësish­t situatës jo të mirë që po kalojnë. ne dimë që 'ujku i plagosur' është me i egër se zakonisht. Duhet të shmangim ndonjë surprizë të pakëndshme dhe prandaj do të përgatitem­i siç duhet që në Durrës të marrim një fitore me shumë vlera për t'iu larguar zonës së rënies nga kategoria", deklaroi mesfushori Hodo, i cili ka arritur të riaftësohe­t nga dëmtimi që ka pasur. J.Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania