Panorama Sport (Albania)

Bakaj-Heba, Vllaznia i gëzohet dyshes sulmuese

-

Elis Bakaj e Rubin Hebaj kanë qenë autorët e golave me ekipin e Korabit. Me këto dy gola ekipi shkodran ka marrë tri pikë të arta në këtë takim duke kaluar një pengesë të vështirë. Mirëpo, drejtuesit e klubit, përveç fitores së sigluar, kanë arritur të sigurojnë më në fund edhe një dyshe sulmuese që shton ndjeshëm besimin te forca e ekipit. Trajneri Cungu ka arritur të përshtatë me efikasitet eksperienc­ën dhe potencën e Bakajt, me talentin dhe freskinë e të riut Hebaj. Rezultatet e ndeshjeve të fundit, duke u bazuar te produktivi­teti i këtyre lojtarëve, të japin të drejtë të besosh se janë një partnerite­t mjaft i suksesshëm. Në fakt, para merkatos së janarit, shkodranët kanë pasur jo pak probleme në repartin e avancuar, kur Cungu mundohej të përdorte elementë të ndryshëm për këtë repart. Gjithsesi, Bakaj po jep gjithnjë e më tepër garanci se mund të bëjë diferencën në kampionati­n shqiptar, pavarësish­t skepticizm­it të shprehur në momentin e transferim­it. Ndërsa Hebaj është një nga zbulimet e klubit shkodran, duke garantuar edhe të ardhmen e Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania