Panorama Sport (Albania)

Grupimi "Flota Kuqezi": Disa lojtarë po poshtërojn­ë fanellën

-

"Flota Kuqezi" ka reaguar ashpër për situatën e krijuar te Flamurtari. Nëpërmjet një deklaratë në "Facebook", grupi ultras ka theksuar se lojtarë të veçantë po poshtërojn­ë fanellën, ndërsa kanë paralajmër­uar masa nëse do të vazhdojë kjo situatë. "Jemi dhe kemi qenë me ju. Me ju kudo me shpirt e me zemër. Pavarësish­t mungesës sonë krashi jush, ne të gjithë anëtarët e grupimit 'Flota Kuq e Zi' kemi qenë me ju që mbani fanellën për të cilën ne krenohemi. Nuk kemi dalë ndonjëherë kundër ekipit, nuk kemi dalë kurrë kundër askujt, por kjo situatë po kalon limitin. Kush është përgjegjës nga ju që mbani fanellën veshur? Ju lojtarë, hiq 2- 3 elementë të tjerët janë birila në fushë, bredhin sa për të thënë që ja ika edhe unë me vrap? Jo, lojtarë të dashur, ajo fanellë do shumë b... për të justifikua­r çdo gjë. Ndaj ju bëjmë thirrje për reflektim në ndeshjen e radhës dhe ju bëjmë thirrje të gjithëve që do të ketë një reagim tepër serioz për këtë situatë. Nuk po justifikon­i asgjë, nuk po na krenoni emrin Flamurtar. Nuk duam të përmendim emra lojtarësh, ndoshta po i lëmë për ndeshjen pas Tiranës. Të gjithë jeni fajtorë, të gjithë ju po na poshtëroni, po na hiqni atë krenari që mbart emri Flamurtar. Reagim, ose do t'i marrim vetë masat ndaj çdo lojtari. Siç po na poshtëroni, ashtu do t'ju poshtërojm­ë", shprehet grupimi i ultrasve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania